Përmbytjet, BB nis studimin e zonës së Nënshkodrës

Drejtori i menaxhimit të tokave dhe ujërave në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Esat Hasani, gjatë një prononcimi për mediat bëri të ditur se Banka Botërore është e angazhuar maksimalisht për të vënë në dispozicion ekspertët e saj më të mirë për të ndihmuar në parandalimin e përmbytjeve të përsëritura shpesh vitin e fundit në Shkodër.
Për vitin 2011, nga Banka Botërore është akorduar një fond prej 10 milionë dollarësh për emergjencat, që do të administrohen me prezencën dhe asistimin e vetë specialistët e saj.
Hasani pohoi se asistenca kryesore do të jetë e përqendruar kryesisht në rinovimin e teknologjisë te hidrovorit të Çasit në komunën e Velipojës, aty ku është edhe problematika më e madhe për momentin, në rinovimin e stacionit të pompave të ujit, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes në ato zona, në përmirësimin edhe më cilësor të furnizimit me energji elektrike në një teknologji tjetër, përmes sistemi kabllor, etj.
Sipas tij, ekipet e BB-së, të cilët do të koordinohen edhe me specialistët më të mirë shqiptarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Mjedisit, do fillojnë sot një studim tërësor të bazenit të Drinit si dhe të lumit Buna, përfshirë edhe liqenin e Shkodrës. Këto grupe do të merren me grumbullimin e të dhënave, që në fund do të arrijnë në disa përfundime se ku do të ndërhyhet dhe do të rekomandojë më pas pistat kryesore të kësaj ndërhyrjeje.
Në lidhje me lumin Drin, Hasani tha se studimi do të kryhet që nga Vau i Dejës dhe poshtë, deri sa ai bashkohet me lumin Buna, duke e analizuar të gjithë problematikën që ai shkakton në përmbytje.
Ai shtoi se ekspertët e Bankës Botërore, të cilët kanë një përvojë shumë të madhe në ndërhyrje të këtij lloji në vende të ndryshme të botës, japin garanci në përmirësimin e situatës, në mënyrë që zona e Nënshkodrës të mos vuajë më nga përmbytje të kësaj natyre.
Hasani tha gjithashtu se fondeve të Bankës Botërore do t’i shtohen edhe ato të akorduara nga buxheti i shtetit, duke krijuar kështu potencialin e duhur në përballimin me sukses të fazës rehabilituese në zonat problematike.
Më të rëndësishme, thekson Hasani, janë ndërhyrjet në argjinatura, nga ku do të fillohet menjëherë, sepse ato janë elementi kryesor që bëhen pengesë për përmbytjet e mundshme, kryesisht në komunat Dajç dhe Velipojë, projektet e të cilave janë miratuar nga Komiteti Ndërministror. Pasi të ketë përfunduar faza e emergjencës, për këtë zonë janë planifikuar projekte të përmasave të mëdha. /start/
2011-01-08 14:27
[