E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Tiranës sekuestron 180 kg lëndë narkotike

Policia bën të ditur se i arrestuarai është 39-vjecari Astrit Kuçi, banues në fshatin Marikaj të Tiranës, i dënuar më parë në Gjermani për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.

Gjatë hetimit mbi këtë shtetas, u arrit identifikimi dhe më pas kapja e tij në fshatin Marikaj të Tiranës. Nga kontrolli personal ndaj tij u gjend dhe u sekuestrua 0.7 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, ndërsa pas kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua sasia prej 180 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e cila ishte e ndarë në pako të presuara 1 kg.

Policia e Tiranës thekson se operacioni po vazhdon dhe aktualisht po punohet intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarje të lëndës narkotike.  (R. Dunga - Start)

                                                                                             2011-01-08 11:45
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›