E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia arreston 7 persona për vjedhje

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 7 pesona nën akuzën e vjedhjes. Mësohet se 4 prej tyre rezultojnë të implikuar në 11 vjedhje në kryeqytet ndërsa 3 të tjerë u kapën në flagrancë, duke grabitur një dyqan. 

TIRANE- Policia e kryeqytetit ka mundur të verë në pranga shtatë pesona nën akuzën e vjedhjes.
Dy operacione të policisë kanë bërë të mundur arrestimin e grabitësve, të cilët ushtronin aktivitetin kryesisht në Tiranë.
Policia bën të ditur se 4 persona janë arrestuar në bazë të operacionit të kodur “Sharra”, të cilët rezultojnë të implikuar në 11 vjedhje në kryeqytet.
Ndërsa tre personat e tjerë u kapën në flagrancë duke vjedhur në një dyqan në bulevardin “Zhan D’Ark”.
Burime nga policia bëjnë të ditur edhe emrt e tre të arrestuarve të cilët janë: J.A, 14 vjec, banues në Lezhë, Dianos Marku, 18 vjec, lindur në Kukës dhe banues në Bathore i dënuar më parë për vjedhje dhe Agron Zylfo, 33 vjec, lindur dhe banues në Ibë, i dënuar dy herë për vjedhje.

(e.n/ata/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›