Shtëpitë e shembura në Kavajë, 19 familje të pastreha
Një muaj pas katastrofës natyrore që preku banorët e komunës Synej të rrethit të Kavajës 19 familje tashmë kanë mbetur të pastrehë. Siç deklarojnë vetë ata janë strehuar prej një muaji tek të afërmit e tyre në pritje të strehimit.
KAVAJE- Shtëpi të shkatërruara, rrëshqitje toke, të çara që gjarpërojnë në sipërfaqe të mëdha toke, një vend i braktisur nga banorë të mbetur në qiell të hapur, kjo është panorama e trishto pas një muaji nga fatkeqësia natyrore që preku fshatin Bagu, në komunën Synej të rrethit të Kavajës. Një pjesë e banorëve të preku nga kjo fatkeqësi shtëpitë e të cilëve u prishën totalisht vazhdojnë të strehohen tek të afërm e fshinjë të tyre. me dhjetra familjarë të mbetur të pastrehë tashmë kanë vendosur të jetojnë në çadra në pritje të një zgjidhje të shpejtë për ta.
Banorët e 19 shtëpive të shkatërruara një muaj më parë kanë mbijetuar nga ndihmat e ofruara nga komuna Synej. Ndërsa janë në pritje të ndërtimit të shtëpive, një premtim ky i bërë nga vetë kryeministri Berisha një muaj më parë. Për problemin e shtëpive të shkatërruara kryetari i komunës Synej, Përparim Caca, tregon se dokumentacioni i përpiluar nga komisioni i vlerësimit është dërguar në Ministrinë e Brendshme dhe pritet që shumë shpejt qeveria të akordojë fondet dhe të nis ndërtimi i shtëpive të reja.
Aktualisht ka përfunduar studimi i zonës nga ekspertët gjeologjik, sipas të cilëve shkarja e dherave në të ardhmen mund të zgjerohet duke vënë në rrezik edhe shtëpi të tjera të fshatit Bago, të cilat momentalisht nuk paraqesin dëmtime. (a.r/news24/balkanweb)