E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, mungon Berisha, shtyhet festa

Partia Demokratike për të parën herë në historinë e saj 19-vjeçare nuk ka festuar ditëlindjen më 12 dhjetor. Arsyeja, mungon kryetari Sali Berisha, i cili dje ishte me një mision diplomatik në Romë, ku u prit nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti XVII. Burime në selinë blu bënë të ditur se festa në fakt nuk është anuluar por thjesht është shtyrë për në datën 14 dhjetor, pra nesër, ku dhe mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike. "Meqë kongresi ka edhe pjesën e tij ceremoniale dhe atje ndodhen shumë demokratë nga i gjithë vendi, do të zhvillojmë dhe party-n e ditëlindjes" thanë zyrtarë të selisë blu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›