E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KE-së, Rehn: Duhet shumë punë

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oli Rehn ka publikuar pikat kryesore, në të cilën bazohet raporti.

Raporti thekson se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, përmbushën pjesën më të madhe angazhimeve, por ato nuk arritën standardet më të larta. Megjithatë, raporti thekson "Politizimi i numërimit të votave do të rishihet në zgjedhjet e ardhshme".

Për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Rehn tha se është progres i dukshëm, por megjithatë ende shumë punë, duke veçuar pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike. komisionieri Rehn ka shprehur shqetësimin për situatën aktuale politike në vend, sipas të cilit është përkeqësuar, ndaj ai ka kërkuar bashkëpunim midisa palëve për të ç’tensionuar këtë situatë.

Sipas Rehn, kjo situatë ktheu mbrapsht shumë reforma të ndërmarra. Gjithashtu, raporti thekson se është bërë progres në reformën në drejtësi, por ende nuk janë plotësuar kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

 "Duhet më shumë punë nga Shqipëria për menaxhimin e krizës ligjore për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin", thuhet në raport. Progres-raporti pritet t'i dorezohet kryeministrit shqiptar Sali Berisha nga ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›