E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS bllokon ligjet per ne BE: Pa Qarkun e Fierit, nuk votojme Qamil Xhani



Partia Socialiste ka refuzuar voten e saj per ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar ne Kuvend, nese nuk zbatohen vendimet e Gjykatave per Qarkun e Fierit. Edhe ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve, ku ishte per diskutim ligji "Per nepunesit civil", deputetet e PS-se kane paraqitur te njejtat argumente per mos pjesemarrjen ne votim. Ligji "Per nepunesit civil" kerkon shumice te cilesuar per tu miratuar dhe eshte nje nga kriteret e KE-se per administraten civile. Po ashtu, me pretendimet per Fierin PS ka bllokuar dhe miratimin e Gjykates se Larte dhe reformes parlamentare. "Duhet te zhbllokojme situaten ne Qarkun e Fierit, e cila mbahet peng nga ju. Nese do te vazhdoni me kokefortesi te shtjelloni kete proces do te beni gabim. E ardhmja e ketij procesi do te jete nje gje e padeshiruar", - tha deputeti i PS-se, Fatmir Xhajfa. Sipas tij, opozita nuk mund te diskutoje ligjin per gjykatat dhe asnje ligj tjeter, ne momentin qe mazhoranca aktuale nuk zbaton vendimin e gjykatave. Nderkohe qe kreu i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, ka kerkuar nga opozita diskutimin e ligjeve, si nje proces normal i ketij komisioni dhe ceshtjen politike per te votuar ta vendosin ne seance. "Kush ju urdheron te bllokoni? Kush ju urdheron te kercenoni? Se na thate duam 3/5 e votave, pa ne nuk e beni dot. Ne Komisionin e Ligjeve, kalkulime votash nuk behen. Ketu behet pune. Kur te vije puna per te votuar, shkoni merrnin izmen tek ai qe u urdheron dhe votoni sic ju urdheron", - u shpreh Rusmali. Pas largimit te deputeteve te opozites, deputeti demokrat Gent Strazimiri ka propozuar proceduren per nderprerjen e rrogave te deputeteve socialiste. Sipas tij, ata "vijne ne Komision per te bere politiken e tyre dhe hyjne ne mbledhje vetem per te firmosur per rrogat". Ai i kerkoi kreut te komisionit ndjekjen e procedures per te nderprere pagesen, pasi deputetet nuk kane qendruar deri ne fund te mbledhjeve. Ne lidhje me miratimin e ligjeve, Xhafaj ka theksuar se opozita eshte gati te diskutoje cdo nisme, por jo pa u zgjidhur ceshtja e Fierit. "Jemi gati te shqyrtojme ligjet me 3/5, por me pare duhet te zgjidhet ceshtja e Fierit. Opozita nuk merr pjese ne shqyrtimin e ligjit per nepunesin civil", - tha Xhafaj. Kreu i Komisionit te Ligjeve shtoi se opozita nuk mund te diktoje punen e komisionit dhe te percaktoje se cilet ligje duhet te kalojne, kur me pare eshte miratuar kalendari per kete ceshtje. Edhe pse ka shprehur rezerva per permbajtjen e ligjit, Xhafaj ka theksuar se PD-ja po e sheh administraten si pjese te saj. "Ju keni vendosur te beni nje aventure te radhes dhe ta shfrytezoni kete per motive politike. Cfaredo t'i beni ketij projekti, ne fund ky do te jete i detyruar te rikthehet perseri ne komision. Nuk ka rruge tjeter procedurale dhe kjo per nje arsye te vetme, ky eshte nje ligj qe kerkon 3/5 dhe menyra sesi po e trajtoni ne kete procedure doni te thoni qe administrata publike, sherbimi civil eshte prone e partise sone. Ketu e keni gabim", - u shpreh Xhafaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›