PS denoncon problemet e aplikimit në Komunën Qendër të Bilishtit
Në komunën Qendër të Bilishtit janë konstatuar probleme në aplikimin e qytetarëve. Partia Socialiste ka bërë të ditur në një njoftim për mediat se prej shumë kohësh në këtë komunë vihen re parregullsi në procesin e aplikimit për karta identiteti. Njerëz të pranishëm pranë qendrës së aplikimit, kryesisht të moshuar shprehen se kanë shkuar për të aplikuar 3-4 herë dhe asnjëherë nuk kanë mbaruar punë. Njëherë ka probleme me dritat, njëherë ka shkëputje të internetit e probleme të tjera teknike, njerëzit vijnë nga fshatrat përreth për të aplikuar dhe nuk mbarojnë dot punë, vëren PS.
Ndërkaq, Sybi Spaho, Kryetar i Partisë Socialiste, Komuna Qendër Bilisht u shpreh se në këtë komunë krijohen pengesa të pajustifikuara, kur lokali ngjitur me komunën ka drita, këtu në komunë thuhet se nuk ka drita. Sipas tij ka përzgjedhje selektive të atyre që aplikojnë, por ka patur probleme të natyrës, jo internet, jo drita dhe justifikime të pabaza të cilat krijojnë shqetësime te qytetarët dhe aq më keq me ata që janë 80-vjeçarë, shtoi Spaho Ndërsa vetë aplikantët tregojnë për probleme në pajisjen e tyre me karta identiteti. Kam ardhur që në 08:00 të mëngjesit, kam regjistruar emrin por del zonjusha dhe thotë që xhaxha eja nesër. Pra, këto 1200 lekë të paguaj unë çdo ditë, kush mi jep? Unë jam pa pension, pa punë. Shoh duart e gruas që është me pension, minimal fshatar, shprehet një i moshuar.