Elbasan, Leskaj: Çrrënjosja e varfërisë, sfida e parë e PS
Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, gjatë një takimi në komunën Labinot Mal të Elbasanit është ndalur në një bashkëbisedim me banorët, ku ka shpjeguar programin e ri për ndryshim të Partisë Socialiste. Ky program është hartuar bashkë me ju, duke marrë parasysh problemet tuaja specifike, në varësi të mjedisit ku jetoni dhe të telasheve që ju shqetësojnë, u shpreh Valentina Leskaj, sipas të cilës Partia Socialiste ka zhvilluar një periudhe të gjatë konsultimesh me qytetarët, për ti mundësuar ata të bëhen një faktor direkt ndryshimi e zhvillimi në jetën e tyre.
Ju jeni ata që i dinë më mirë dhe që janë më pranë problemeve të përditshme se çdo institucion apo zyrtar. Ndaj edhe partia jonë nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka hedhur të zezë mbi të bardhë zërin tuaj, në mënyrë që kur ajo të kurorëzojë ëndrrën e madhe të shqiptarëve më 28 qershor, për ti hapur dyert një progresi e mirëqenieje më të lartë për ta, të kthejë në realitet çdo dëshirë dhe kërkesë tuajën, theksoi Leskaj. Në këto takime ajo shoqërohej dhe nga deputeti i PS, Ndriçim Hysa.