Posta Shqiptare: Në filialet e Tiranës nuk ka kaos me kartat, po zbatohet ligji
Posta Shqiptare reagon ndaj deklaratave të PS lidhur me ecurinë e procesit të aplikimit me karta identiteti. Përkundër deklaratave politike se procesi i pajisjes së shtetasve pa pasaportë me kuponin 200 lekë për letërnjoftimin elektronik po shoqërohet me kaos në zyrat postare si dhe nuk po zbatohet vendimi i qeverisë dhe udhëzimi i Ministrisë së Financave për dhënien e kuponëve, sipas postës situata flet për një realitet krejt tjetër.
Filiali i Postës së Tiranës deklaron se këto janë vetëm trillime politike sepse vendimi nr. 419 date 30.04.2009, në zyrat postare te kryeqytetit, ka gjetur zbatim që nga dita e hënë datë 4 maj 2009 kur u çuan të gjitha listat e personave pa pasaporta të ardhura nga Ministria e Brendshme në zyrat postare pranë njësive bashkiake dhe jo 6 ditë me vonesë. Shprehim keqardhje nga të tilla deklarata kur në vend të përgëzimit për punonjësit e shërbimit postar për shërbimin me dy turne ndaj qytetarëve në një kohe kur politika ishte pushim, sportelet ishin të hapura dhe të angazhuara për zbatimin e vendimit të qeverisë për shtesat e kategorive të pensioneve. Dhe në një kohë që këta punonjës prisnin një vlerësim për kontributin e tyre të çmuar në këtë proces ato kritikohen prej saj, thuhet në një njoftim për shty nga zyra e shtypit të Postës Shqiptare. Ndërsa porsa i përket pretendimeve lidhur me zbatimin e udhëzimit të Ministrisë së Financave për personat pa pasaportë, një njoftimin e postës thuhet se ky institucion ka zbatuar aplikimin e formularëve të vetëdeklarimit ose vërtetimin nga Policia e Shtetit, pra njërin nga këto dy mundësi. Posta ka theksuar në njoftimin e saj për shtyp se në të gjithë zyrat postare të Filialit të Tiranës është shpërndarë udhëzimi dhe janë marrë të gjitha masat për zbatimin saktë të tij. Zyrat postare vazhdojnë normalisht punën duke përballuar të gjitha kërkesat e qytetarëve që paraqiten në sportel. Garantojmë dhe njëherë se procesi në zyrat postare po ecën me ritme shumë të kënaqshme dhe një gjë të tillë e vlerësojnë qytetarët pa dallim bindjesh politike. Shprehim keqardhje për deklarata të tilla të cilat nuk i shërbejnë mbarëvajtjes së procesit. Duam sërish të kujtojmë se këtu nuk ka vend për kaos sepse procesi ka ecur normalisht pa as më të voglin problem, pasi që në ditën e parë ka nisur zbatimi me përpikmëri i vendimit të qeverisë si dhe interesi i shtetasve bazuar në statistikat e ofruara ka qenë shumë i vogël, vijon njoftimi për mediat. Posta ka rikujtuar se deri më sot numri i kuponëve për letërnjoftimet elektrike të shitura vetëm në zyrat postare e ka kaluar numrin 800 mijë si për pasaportat biometrike sasia e kuponëve të shitur ka shkuar mbi 7 mijë. Posta ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të paraqiten pranë zyrave postare të cilat qëndrojnë të hapura nga e hëna në të diel dhe nga ora 08:00 e mëngjesit e deri në orën 20:00 të mbrëmjes.