PS dhe PD kontroll qyteteve që drejtohen nga kundërshtarët
05/04/2005 Komisioni i posaçëm kërkon verifikim të listave të votuesve
Komisioni i posaçëm për monitorimin e procesit të përgatitjes së zgjedhjeve në Shqipëri do të marrë në shqyrtim listat e zgjedhësve në rrethet të cilësuara të debatueshme prej mazhorancës dhe opozitës. Këta të fundit kanë kërkuar që të verifikohen listat e zgjedhësve në vendet ku kryesojnë socialistët. Ndërsa përfaqësuesit e PS-së kanë kërkuar që të verifikohen listat e qyteteve, ku drejtimin e bashkisë e kanë përfaqësuesit e opozitës. Gjithashtu, me konsensus të plotë është rënë dakord që institucionet e përfshira në përgatitjen e listës së votuesve të raportojnë sipas një kalendari të paracaktuar. Përfaqësuesi i LSI-së, Spartak Braho, ka kërkuar në takim që dhe Ministria e Rendit të sqarojë rolin që do të kenë forcat e policisë në transportin e kutive të votimit. Megjithatë, vetëm në mbledhjen e ardhshme komisioni do të përfshihet nga debatet politike. Kjo për vetë faktin se diskutimi për çështje konkrete do të sjellë dhe pakënaqësi të njërës palë, duke sjellë debate të ashpra politike.