LSI sot mbledh Konventën e parë

05/04/2005 Nis konkurimi për Komitetin Drejtues Kombëtar
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon sot dhe nesër Konventën e parë Kombëtare, ku do të përzgjedhjë emrat e Komitetit Drejtues Kombëtar. Pas përfundimit në shkallë vendi të zgjedhjes së strukturave të LSI-së në bazë të parimit "një anëtar, një votë", konventa do të japë miratimin për KDK-në. Në mbledhjen e kësaj konvente do të shqyrtohen dhe miratohen programi elektoral i LSI-së për zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere. Miratimi i rregullores për miratimin e kandidatëve për deputetë do të jetë dhe një nga pikat kryesore të axhendës së kësaj konvente. Do të jetë konventa elektorale që do të mbahet në fund të muaji prill, nga ku në bazë të kësaj rregulloreje do të miratojë dhe listën e kandidatëve për deputetë. Punimet e kësaj konvente pritet të shqyrtojnë dhe statutin e partisë, për të bërë modifikime të ndyrshime në funksion të përmirësimit të tij të mëtejshëm. Analiza e plotë e gjithë veprimtarisë së LSI-së gjatë këtyre muajve që nga krijimi i saj do të jetë pjesë e raportit të kryetarit Ilir Meta dhe nënkryearëve të kësaj partie. Ndërkohë që Meta do të pasqyrojë dhe objektivat kryesore të LSI-së për zgjedhjet e përgjithshme dhe për sfidat e mëtejshme të kësaj partie. Në këtë konventë janë të ftuar shumë përfaqësues të partive të rajonit, si kryetari i Partisë Demokartike të Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferi, përfaqësues nga PASOK-u i Greqisë, një përfaqësi nga Demokratët e Majtë të Fasinos nga Italia si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në konventën e LSI-së pritet të marrin pjesë dhe përfaqësues nga partitë politike shqiptare kjo pas ftesave të dërguara nga kjo parti.