PS dhe koalicioni Bashkimi për Ndryshim fiton zgjedhjet me 47.3%
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Sondazhi i “IPR”
Kompania italiane IPR Marketing në bashkëpunim me televizionin Ora-Neës kanë publikuar dje në mbrëmje sondazhin e radhës për muajin maj. Kështu edhe këtë muaj ky sondazh ka nxjerrë Partinë Socialiste, vetëm me 43 %, ndërsa si koalicion e majta Bashkimi për Ndryshim , 47.3%, kundrejt të djathtëve, ku PD do të votohet me 42 % ndërsa si aleancë me të gjitha partitë e veta Aleanca e Ndryshimit me 44.7%. Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të mbetet në kuotën e 6%, ndërsa si koalicion me partitë e tjera, Aleanca për Integrim me 7%. Për sa i përket koalicionit tjetër të djathtë të PDK-së, LZHK-së dhe partive të tjera, pra Poli i Lirisë së bashku janë kuotuar me 1.5%. Për sa u përket partive të vogla nga ato të djathta dhe të majta janë kuotuar dhe variojnë nga 1-2%. Lëvizja G99 ka pësuar një ngritje me 0.2% në krahasim me sondazhin e kaluar të prillit, pra kuotohet me 3.2%. Përsëri ky sondazh ka nxjerrë koalicionin e majtë të Edi Ramës Bashkimi për Ndryshim fitues me 47.3%, sondazhi i dytë për zgjedhjet e 28 Qershorit i kryer nga kjo kompani. Rezultatet e sondazhit janë publikuar nga drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto, dhe nga moderatori Alfred Peza. Në këtë sondazh janë pyetur 1742 persona nga 12 qarqet e vendit dhe 844 persona janë pyetur vetëm për Tiranën dhe është realizuar në periudhën nga 7-12 maj 2009. Të intervistuarit i janë përgjigjur pyetjes se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot kë do të votonin. Nga të intervistuarit 49.5 % kanë qenë meshkuj dhe 50.5 % kanë qenë femra. Kjo kompani ka publikuar dje dy sondazhe një për gjithë vendin dhe një për Tiranën, të cilat janë zhvilluar në ndryshim nga sondazhet e tjera të publikuara më parë nëpërmjet telefonatave. Marzhi i gabimit për këtë sondazh ka qenë 3-4 % për Tiranën dhe 2-3% për gjithë vendin. Sipas drejtorit Noto,më evidentues ndaj problemeve të mëdha si papunësia, varfëria dhe zhvillimit ekonomik, janë votuesit e majtë ata të PS-së dhe jo ata të djathtë të PD-së. Njohja e dy liderëve nga publiku ka qenë 98% për të dy liderët e partive të mëdha Sali Berisha dhe Edi Rama. Ndërsa besueshmëria e tyre në publik është për Ramën 54% dhe Berishën 45%. Për sa u përket punëve të bëra nga dy liderët ka qenë më lartë për Ramën me 62% dhe për Berisha 45%. Sipas sondazhit, qytetarët e pyetur nuk besojnë se ka liderë të tjerë nga parti të tjera për të qenë Kryeministër. Për sa i përket ndershmërisë dhe sinqeritetit, Berisha është për qytetarët më i ndershëm se Rama, por edhe për sa i përket të folurit në publik Kryeministri është më i pëlqyeshëm se Kryetari i Bashkisë. Për sa i përket afrimitetit të të dy liderëve dhe shqyrtimit të halleve dhe problemeve të qytetarëve, Rama konsiderohet më i afrueshëm nga qytetarët se Berisha. Rëndësia e zgjedhjeve për Shqipërinë, për shqiptarët është shumë e madhe duke e perceptuar kështu 93 % e të intervistuarve, dhe përcaktimi i pushtetit me votën e tyre është gjithashtu e perceptuar me rreth 87% e të intervistuarve.
Besimi i qytetarëve
Sali Berisha, 45% nga 39% që ishte në prill
Edi Rama, 54% nga 52% që ishte në prill
Puna e bërë nga liderët
Rama 62% e votuesve
Berisha 45% e votuesve
Rëndësia e zgjedhjeve
93 % e zgjedhësve shumë të rëndësishme
7% e zgjedhësve, jo
Rëndësia e votës
87% e shqiptarëve besojnë se vota do të influencojë
Vota e shqiptarëve
Partia Socialiste 43 %
Partia Demokratike 42 %
Lëvizja Socialiste për Integrim 6 %
Lëvizja G99 3.2 %
PSD, PDS, PBDNJ 1.1 %
PR 1%
Të tjera të djathta 1.7%
Koalicionet
Bashkimi për Ndryshim 47.3%
Aleanca e Ndryshimit 44.7%
Aleanca për Integrim 7%
Poli i Lirisë 1.5%
Ky lajm është publikuar: 19/05/2009