Kryesia e PD-së miraton listën e kandidatëve
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
PD, kandidatët për deputetë
Kreu i maxhorancës dhe selisë blu ka mbledhur dje në orët e mbrëmjes Kryesinë e PD-së, ku në rend të ditës ka qenë miratimi i listave të kandidatëve për deputetë si dhe strategjia e demokratëve në fushatën elektorale që fillon më 28 maj. Në mbledhjen e kryesisë ka pasur debate të ndryshme mbi disa nga kandidaturat e propozuara për deputetë nga krerët e PD-së në qarqe të ngarkuar për të propozuar listat e kandidatëve për deputetë në këto zona. Kreu i maxhorancës, Sali Berisha, ka zhvilluar takime të veçanta me disa prej kandidatëve që do të jenë deputetë, duke sjellë një situatë krejt kaotike tek grupi aktual i deputetëve të kësaj partie. Askush prej deputetëve, përveç kryesisë së PD-së, nuk di të japë një përgjigje të saktë, nëse do të jenë në listën e ardhshme për deputetë. Gjithçka është ndërtuar mbi bazën e negociatave të ditëve të fundit, ndërkohë që kryeministri Berisha ka zhvilluar disa mbledhje me lidershipin e kësaj partie. Burime nga kjo parti deklaruan se lista e deputetëve të PD-së, e cila u miratua ditën e martë në mbrëmje, do të dorëzohet në Komisionin Qendror Zgjedhor sot në orën 18, pra vetëm 2 orë përpara përfundimit të afatit ligjor.
Lista non grata e PD-së
Gjysma e grupit aktual të demokratëve do ta kenë thuajse të pamundur rinovimin e mandatit të deputetit. Arsyet për secilin mund të jenë të ndryshme, që nga qëndrimet kritike për linjën zyrtare të partisë ose qeverisë, si në rastin e Aleksandër Biberajt, i cili së fundmi refuzoi edhe firmën për ngritjen e komisionit hetimor kundër Edi Ramës, por edhe klasifikimi i tij si më pranë Presidentit. Në këtë klasifikim hyjnë edhe emra të tjerë, si Sali Shehu, Sami Gjergji, por edhe mbështetësit e tij sporadikë, si Bujar Leskaj apo Pal Dajçi. Në listën e shumë të rrezikuarve janë emrat e deputetëve të heshtur, si Safet Sula apo Idriz Xhumara, i cili, megjithëse është nga deputetët më të mbështetur në vitin 2005, pas katër vjetësh do të mbahet mend për gjëra të tjera. Të pasigurt kanë qenë edhe deputetët, të cilët nuk arritën të zgjidhen në zgjedhjet e brendshme të partisë, si Aurel Bylykbashi, pasi nga drejtues të selisë blu kjo konsiderohet si një test i parë dhe i rëndësishëm për zgjedhjen e kandidatëve. Dy emra ka qenë e sigurt që nuk do të përfshiheshin në listat e kandidatëve për deputetë. Besnik Mustafaj me largimin vullnetar nga politika ditë më parë, shpëtoi Kryetarin e PD-së nga një vendim i sikletshëm për të lënë jashtë listës ish-mikun dhe bashkëpunëtorin, me të cilin kishin ndarë kohëra të vështira. I përjashtuari ekselent i listës ka qenë Ylli Pango. Kryeministri Berisha jo më larg se të premten deklaroi se nuk ishte aspak i penduar për shkarkimin e ish-ministrit të tij të Kulturës, duke thënë në një emision televiziv se “nuk besoj se Pango do të jetë më kandidat për deputetë në listat e PD-së”.
Tendenca ndryshe
Nga lista paraprake që nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga PD-ja, vihet re se shumica e deputetëve aktualë në 12 qarqet e vendit ose nuk janë përfshirë në listë, ose do të renditen nga fundi, duke mos siguruar mandatin e deputetit në zgjedhjet ardhshme parlamentare. Kësaj here, Kryeministri ka etiketuar pikërisht ekipin e tij qeverisës për ta përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, shumica të rinj dhe të ardhur nga KOP-i. Në listën e kandidatëve për deputetë, që mund të sigurojnë një mandat katërvjeçar janë edhe këshilltarët e tij, ndërkohë që vetëm në disa qarqe si ai i Beratit apo Fierit, PD-ja do të përqendrohet edhe në përzgjedhjen e figurave nga baza. Shumica e deputetëve (ata fitues) janë thuajse të rinj, pjesë e ekipit qeverisës. E njëjta gjë edhe për kandidatet femra në PD. Shumë prej figurave femra, që kanë kontribuar me vite në parti, nuk janë përfshirë në listën e sigurt për deputete. Përveç Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut, apo dhe Marjeta Zaçes, figurat e tjera kandidate janë deputete aktuale, por pa kontribute në parti, këshilltare të Kryeministrit, por edhe emrat e fundit që Berisha ka përfshirë në qeveri si Jorida Tabaku apo Paulina Hoti. Gjithsesi, brenda 48 orëve, Berisha pritet që t i japë dorën e fundit listës, për të njoftuar më pas një mbledhje kryesie krejt formale, dhe për të përligjur një ekip, që për nga përbërja është më cilësor, por shumë më i kontrolluar se ai i pari.
Deklarata
Eksponentët e lartë të PD-së firmosin se nuk kalojnë me asnjë parti tjetër
Shefi i selisë blu dhe i maxhorancës ka bërë dhe një tjetër lëvizje për të mbajtur të pakënaqurit që të mos shkojnë në asnjë nga koalicionet e djathta të shpallura tashmë duke i detyruar ditën e premte në seancën e fundit plenare të Kuvendit që të nënshkruajnë një formular ku deklarojnë që “unë nuk do të kandidoj për asnjë parti apo koalicion tjetër jashtë atij të PD-së”. Burime nga selia blu bëjnë të ditur se këtë formular nuk ka pranuar ta firmosë vetëm deputeti Besnik Mustafaj, tashmë i tërhequr nga politika, ndërsa pjesa tjetër e kanë nënshkruar të gjithë. Kjo lëvizje është bërë edhe për një tjetër arsye, sipas të njëjtave burime, duke parë se disa prej deputetëve aktualë disa prej tyre mbështetës të Presidentit Topi, nëse nuk do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë apo do të jenë në pozicione jo favorizuese do t i bashkoheshin me shumë gjasa koalicionit tjetër të qendrës së djathtë “Polit të Lirisë”, i drejtuar nga ish-kryeministri dhe një nga eksponentët më të lartë të PD-së deri përpara 7 vitesh, Aleksandër Meksi.
Qarku Tiranë
Sali Berisha
Aldo Bumçi
Majlinda Bregu
Bujar Nishani
Gjergji Bojaxhi
Ilir Rusmali
Arben Imami
Edi Paloka
Jorida Tabaku
Zana Guxholli
Albana Vokshi
Lajla Pernaska
Albert Brojka
Edith Harxhi
Tritan Shehu
Qarku Fier
Sokol Olldashi
Enkeleid Alibeaj
Fatos Beja
Ilir Bano
Marjeta Zace
Qarku Korçë
Ridvan Bode
Edmond Spaho
Ylli Asllani
Elfrida Zefi
Eris Hoxha
Qarku Durrës
Ferdinand Xhaferri
Gazmend Oketa
Gjergj Lezhja
Florian Mima
Armand Teliti
Sami Gjergji
Qarku Dibër
Myqerem Tafaj
Selami Xhepa
Hasan Metuku
Gent Strazimiri
Qarku Kukës
Jemin Gjana
Fatos Hoxha
Flamur Noka
Aleksandër Biberaj
Qarku Elbasan
Lulzim Basha
Ardian Turku
Mimoza Hasekiu
Fari Balliu
Dashnor Sula
Halit Shamata
Qarku Gjirokastër
Genc Ruli
Spiro Ksera
Ilir Rusmali
Qarku Vlorë
Astrit Patozi
Leonard Demi
Kosta Barka
Bujar Leskaj
Petraq Milo
Glori Husi
Qarku Shkodër
Jozefina Topalli
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Paulina Hoti
Rexhep Uka
Qarku Berat
Genc Pollo
Ferdinand Pone
Qarku Lezhë
Fatos Beja
Preç Zogaj
Pal Dajçi
Ky lajm është publikuar: 19/05/2009