E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorezon emrat e komisionereve

Opozita vendos me ne fund te dorezoje ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve propozimet e saj per komisioneret e Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Kjo tregon strategjine e ndjekur nga kryesocialisti per te bere presion duke dashur keshtu te bllokoje punen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe per pasoje edhe pergatitjet per lokalet e 8 majit. Strategjia deshtoi ne momentin kur KQZ duke shfrytezuar te drejtat ligjore krijoi te gjitha mundesite qe puna te vijonte. Ne keto kushte PS dorezohet dhe con listen e kandidateve te saj ne KQZ. Te njejtin qendrim mbajti edhe aleatja e saj Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Lista permban numrin e plote te kandidateve per 66 Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Vendimi i socialisteve vjen dy muaj me vonese. Afati ligjor per dorezimin e tyre ishte 23 janari. KQZ beri thirrje ne menyre te vazhdueshme qe PS te behej pjese e procesit duke shtyre edhe disa here afatin por pa asnje rezultat. Kjo thirrje u perserit edhe pak dite me pare nga kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani. Ai deklaroi se PS ka ende kohe per te sjelle emrat por nderkohe shtoi se komisioneret e zgjedhur do te vijojne normalisht punen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marre te gjitha masat qe puna te vazhdoje. Nderkohe KZAZ-te jane konstituuar kane bere mbledhjen e tyre te pare kane zgjedhur kryetaret dhe nenkryetaret sipas rastit nderkohe qe dhe sekretari eshte vendosur. Keshtu qe puna mund te vazhdoje normalisht pjesa tjeter eshte ceshtje e partive politike per te cilen nuk mund tu them gje. Sa u takon kandidateve opozitare ai shtoi se mund tu them qe vendet qe jane bosh sigurisht qe mund te plotesohen nga partite politike qe u takon - deklaroi kreu i KQZ-se. Ne momentin e miratimit te listes nga mbledhja e KZ-se pritet te diskutohet edhe ceshtja se si do te procedohet per vendet e zena tashme nga komisioneret e perzgjedhur nga shoqeria civile. Ka hapesira ligjore mund ti zevendesojme jo mund ti zevendesojme por ti plotesojme vendet bosh qe jane aty. Ndersa pjesa tjeter e atyre qe nderkohe qe pjesa tjeter e atyre qe jane emeruar do te jene pjese e vendimmarrjes se KQZ qe nuk mund ta paragjykoj - deklaroi pak dite me pare Ristani duke paralajmeruar keshtu qe PS dhe PBDNJ duhet te plotesojne vetem vendet qe jane ende bosh. Pas skadimit te afatit ligjor per plotesimin e vendeve vakante ne KZAZ KQZ mori nje tjeter hap duke shpallur nje kandidim te hapur per te plotesuar njerin nga vendet vakante duke krijuar keshtu kuorumin e nevojshem ne cdo KZAZ. Ky vendim beri te mundur qe te niste normalisht puna per regjistrimin e kandidateve te pavarur proces ky i perfunduar tashme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›