E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorëzon në Kushtetuese dokumentet shtesë

10/11/2009  Marrëveshja me Greqinë

Partia Socialiste dhe pesë subjektet e tjera politike dorëzuan dje në Gjykatën Kushtetuese statutet e funksionimit të tyre dhe certifikatën e regjistrimit në Gjykatë, sipas kërkesës së vetë Kushtetueses. Në këtë mënyrë, ato kanë plotësuar dokumentacionin e duhur për të legjitimuar kërkesën e tyre për shpalljen si antikushtetuese të marrëveshjes për kufijtë detarë me Greqinë. Burime zyrtare deklaruan për “Metropol” se dokumentacioni shtesë u depozitua në Gjykatë nga deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri. Në këtë mënyrë, Kushtetuesja pritet t’i hyjë gjykimit mbi kërkesën ankimore. Duke filluar nga dita e sotme, sipas ligjit “Për funksionimin dhe organizimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, kjo gjykatë ka në dispozicion një muaj kohë për të dhënë vendimin e saj mbi këtë çështje nëse do të pranojë apo refuzojë kërkesën e gjashtë partive. Fillimisht çështja do të rimerret në shqyrtim nga kolegji i Gjykatës, organ i cili do të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin e partive politike dhe që do të vendosë më pas nëse do të pranojë çështjen apo do ta rrëzojë atë, duke mos legjitimuar në këtë mënyrë subjektet për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Afati i fundit sipas llogaritjes së afatit që vendos ligji, Gjykata Kushtetuese ka afat deri më 9 dhjetor për të deklaruar vendimin e saj, në varësi të të cilit do të jetë edhe hapi i mëtejshëm i Kuvendit. Ligjvënësi është në pritje të këtij vendimi për të ratifikuar këtë marrëveshje, e cila u kundërshtua me forcë nga opozita dhe nga disa shoqata. Sipas asaj që përcakton Kushtetuta dhe ligji për Kushtetuesen për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Gjykata vihet në lëvizje vetëm pasi bëhet kërkesë nga: a) Presidenti i Republikës; b) Kryeministri; c) jo më pak se një e pesta e deputetëve; dh) Avokati i Popullit; e) organet e qeverisjes vendore; ë) organet e bashkësive fetare; f) partitë politike dhe organizatat e tjera; për çështje që lidhen me interesat e tyre. PS-ja depozitoi në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e marrëveshjen Shqipëri-Greqi për ujërat detare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›