E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e Gjirokastrës: Mbështesim Edi Ramën

 

Socialistët gjirokastritë mbështesin plotësisht rikandidimin e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, si dhe rezolutën e dalë nga mbledhja e fundit e Asamblesë Socialiste për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve. Asambleja e PS-së të qytetit të Gjirokastrës, është mbledhur dje nga kreu socialist lokal Florijan Hysi, në të cilën anëtarët e këtij forumi lokal, kanë mbështetur unanimisht rezolutën për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit, si produkt i një vote të deformuar të elektoratit shqiptar. Pika e dytë ku anëtarët e asamblesë socialiste gjirokastrite, ka qenë në një mendje ishte denoncimi i veprimeve të disa anëtarëve të kryesisë së PS me deklarimet e tyre kundër frymës së përgjithshme të anëtarësisë socialiste për pranimin e humbjes së zgjedhjeve, ku nga këto të fundit nuk doli asnjë fitues. Sipas Florjan Hysit veprimet e disa anëtarëve të kryesisë socialiste në qendër, po dëmtojnë rëndë unitetin e PS, pasi fillimisht duhet të analizohet rezultati në qarqet, ku këta anëtarë kryesie kanë qenë vetë të deleguar nga qendra për organizimin dhe mbarëvajtjen elektorale dhe zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›