E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi, Medvedev e Putin refuzojnë Gedafin

 

Pas njoftimeve se presidenti dhe kryeministri rus, si dhe presidenti francez do të jenë të pranishëm në festimet e 40-vjetorit të revolucionit në Libi të ftuar nga Muammar Gheddafi, vetë liderët kanë nxituar të bëjnë përgënjeshtrimet. Nga Elizeja u njoftua se Nikolas Sarkozi nuk do të jetë të martën në Tripoli për festimet e 40-vjetorit të revolucionit që solli në fuqi liderin libian, Muammar Gheddafi. Në vend të tij do të marrë pjesë në festime Francois Gouyette, ambasadori i Francës në Tripoli. Edhe presidenti rus, Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin e kanë mohuar praninë e tyre. Më parë një nga organizatorët e kësaj ngjarjeje kishte njoftuar se Sarkozi, presidenti rus, Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin do të ishin të pranishëm. Ndërsa Silvio Berluskoni do të jetë dy ditë më përpara në Libi dhe më 1 shtator, kur lideri libian feston 40-vjetorin e revolucionit. “Berluskoni do të jetë i ftuar i Gheddafi-t për përvjetorin e parë të traktatit të ri mes Italisë dhe Libisë. 40-vjetori i Revolucionit të Gheddafi-t dhe kolonelëve të tij është tjetër gjë. Atë ditë Berluskoni nuk do të jetë i pranishëm”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›