E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin aplikimet me tarifë të ulët

Edhe pse u tha se në fillimin e këtij muaji kategoria e personave pa pasaportë do të aplikojë kundrejt tarifës 200 lekë, vendimi qeveritar ka nisur të zbatohet vetëm dje në qytetin e Elbasanit. Sipas drejtoreshës së postës, Brunilda Dulja, tashmë është zyrtarizuar tarifa e re dhe të gjitha sportelet për këtë lloj shërbimi dje në mëngjes i kanë shitur kuponët me 200 lekë. Sidoqoftë, vetëm kategoritë e përcaktuara në këtë urdhëresë përfitojnë nga ulja e pagesës, pavarësisht se kanë apo nuk kanë pasaportë. Kësisoj, pensionistët, të trajtuarit me ndihmë ekonomike nga bashkitë, invalidët, jetimët dhe grupe të tjera të kësaj kategorie, nga dje nuk kanë paguar 1200, por vetëm 200 lekë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›