E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bare del në gjykate, i komunikohen akuzat

TIRANE- I cilësuar nga akuza si kreu i bandes së Lushnjës, Aldo Bare, është përballur sot për herë të parë me gjykatësit shqiptarë. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca përmes të cilës i akuzuari si kapobanda i bandës së Lushnjës është njohur me të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ashtu si një dite më parë kur u ekstradua edhe sot masa e sigurisë ka qenë në nivelin maksimal. Ai është transportuar nga burgu 313 përmes tunelit qe lidh këtë burg me Gjykaten e Krimeve Të Rënda. Mësohet se seanca ka zgjatur vetëm 15 minuta, dhe vete Alfred Shkurti nuk ka deklaruar asgjë më shume se sa gjeneralitetet e tij.

Bares i eshte caktuar një avokat shteti, pasi vete ai nuk kishte pranuar të mbrohej. Gjyqtari Klodian Kurushi e ka njohur Baren me numrin e madh të akuzave që rëndojnë mbi të duke filluar nga krijimi i organizates kriminale, në më tepër se 20 vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga organizata kriminale. Aldo Bare u arrestua nga policia turke në Ankara më 25 mars të vitit 2006 dhe në përfundim të procedurave u ekzekutua vendimi i ekstradimit për në Shqipëri. Aldo Bare, apo Alfred Shkurti, aktualisht po gjykohej në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda peë vrasje, vjedhje dhe trafik droge.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›