E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, e irrituar nga mosfunksionimi i trillimeve mediatike për të ndarë çamët nga e djathta

Me deklarimin e tij të djeshëm, Shpëtim Idrizi, ka zbuluar pa dashje sjelljen e PS-së, të ngritur në “metodë pune”, ndërsa përdor si satelitë të saj OJF-ëra e parti të formuara me ngut në prag të zgjedhjeve të qershorit të këtij viti. Idrizi, i mësuar me keqpërdorim dhe vënie në rresht të “Mjaft”, IDRA, G-99, PDS, PSD, etj, etj, i njeh të drejtën vetes, nga pozitat e anëtarit të kryesisë së PS, që edhe PDI-ja të shndërrohet as më shumë e as më pak, si OJF-të e partitë satelite të PS

TIRANE - Partia Socialiste shpreh hapur xhelozinë ndaj fakti që ndryshe nga koalicioni i saj i thërrmuar, Partia Demokratike po ndërton nga dita në ditë një koalicion forcash kompakte ku së fundmi është vërejtur një rikthim i forcave tradicionale të së djathtës siç ishte Partia e Ballit Kombëtar demokrat apo edhe ajo për Drejtësi dhe Integrim.
Pikërisht marrëveshja e PDI-së me PD është kontestuar nga selia rozë, në mënyrën më të pakuptimtë.
Deputeti socialist Shpëtim Idrizi, pjesëtar i komunitetit çam, duke mos dalluar veten ku bën pjesë në komunitetin çam të përfaqësuar nga PDI, apo në komunitetin socialist, të përfaqësuar nga PS-ja, është shprehur dje se çështja çame po keqpërdoret politikisht. Në këtë kuadër ai pretendoi dje se marrëveshja me Partinë Demokratike nuk është vendim i komunitetit çam, por e disa njerëzve.
Tingëllon e pakuptimtë kjo deklaratë e anëtarit të kryesisë së PS-ës, për të cilën i bie që ose PD-ja, ose PDI, duhet të kishin pyetur edhe çamin e PS-ës, Shpëtim Idrizi, për nënshkrimin e koalicionit midis tyre. Por, para se të ndodhte kjo, marrja e një mendimi të mundshëm nga Shpëtim Idrizi, ai më parë duhet të deklarojë largimin nga PS-ja dhe kryesia e kësaj partie dhe të bëhet pjesë e strukturave vendimmarrëse të PDI-së.
Me deklarimin e tij të djeshëm, Shpëtim Idrizi, ka zbuluar pa dashje sjelljen e PS-ës, të ngritur në “metodë pune”, ndërsa përdor si satelitë të saj OJF-ëra e parti të formuara me ngut në prag të zgjedhjeve të qershorit të këtij viti. Idrizi, i mësuar me keqpërdorim dhe vënie në rresht të “Mjaft”, IDR, G -99, PDS, PSD, etj., etj., i njeh të drejtën vetes, nga pozitat e anëtarit të kryesisë së PS, që edhe PDI-ja të shndërrohet as më shumë e as më pak, si OJF-ërat e partitë satelite të PS, pse ai si një çam, anëtar i kryesisë së PS-ës që është, duhet të ketë nën kontroll edhe të gjithë çamët e rreshtuar në formacionin e tyre politik, që lidhje të vetmen me PS-ën, kanë atë dhe vetëm çamin Shpëtim Idrizi.
Në nënshkrimin e marrëveshjes dy ditë më parë për hyrje së bashku në zgjedhjet e qershorit të këtij viti të PD-ës dhe PDI-së, Kryeministri Sali Berisha vlerësoi se, “PD ka mbrojtur çështjen çame, e mbron dhe do ta mbrojë si një çështje të drejtë. Ka sanksionuar në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit me vendin fqinj, në të cilin çamët, për ata që i thonë miqësisë miqësi, kanë kontributin më të madh historik që nga 1828-ta deri në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë shembullore në luftën për lirinë e vendit ku jetonin, për dinjitetin e tyre. Heronj të shumtë të revolucionit grek janë me origjinë nga shqiptarët e Çamërisë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›