E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani:Të lejohen vëzhguesit e partive të vogla

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka kërkuar të lejohen vëzhguesit e partive të vogla në procesin e numërimit.

Në mbledhjen e sotme në drekë, Ristani ka njoftuar se ka shumë sinjalizime dhe ankesa nga partitë e vogla që shprehin shqetësim për moslejimin në procesin e numërimit.

Të merren masa, të njoftohen urgjnet KZAZ-të përkatëse dhe të lejohen vëzhguesit e përcaktuar nga këto subjekte politike- ka thënë Ristani.

Sipas tij, shqetësimet janë shumë të drejta dhe atyre nuk duhet tu shkelet asnjë e drejtë që ua përcakton ligji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›