Projekti “LAMP”, Durrësi përfiton investime
13/12/2008 Me financim dhe nga BB-ja
DURRES - Banka Botërore dhe Qeveria shqiptare me projektin LAMP kanë stimuluar bashkinë e Durrësit. Një nga kushtet paraprake është edhe konkurimi i projekteve për financimin e përbashkët të një rruge në qytetin bregdetar. Në kuadër të realizimit të tij është miratuar kërkesa e bashkisë që projekt-preventivat e vazhdimit të rikonstruksionit të rrugës “Koço Kazanxhi” me vlerë afro 89 milion lekë, rikonstruksionin e rrugës “Dogana e tokës-Frigorifer” në lagjet 13 dhe 14 si dhe rikonstruksionin dhe gjelbërimin e dy kuartallave përkatësisht në lagjet 18 dhe 14 të qytetit me vlerë afro 89 milionë lekë të kalojnë në konkurim për projektin LAMP. Njëri nga projektet do të fitojë të drejtën të bashkëfinancohet financohet në masën 30 për qind nga BB, 20 për qind nga Ministria e Brendshme dhe 50 për qind e vlerës do të jetë investim i bashkisë. Një nga kushtet e projektit LAMP është që objektet të mos kenë vlerë më të madhe se 800 mijë USD.