E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Adriatik

13/12/2008  Asnjë traget në det

DURRES - Moti i keq në brigjet italiane ka detyruar autoritetet e Kapitanerisë së Përgjithshme Shqiptare të pezullojë daljen në det të trageteve, anijeve të transportit dhe të peshkatarëve. Dy tragetet e linjës së Barit kanë qëndruar në terminalin italian në pritje të qetësimit të detit, ndërsa së paku nga orët e para të mëngjesit deri pasditen e vonë ekuipazhet kanë qëndruar në pritje të vendimit të Kapitanerisë për të nisur lundrimet. Autoritetet thonë se Adriatiku është i trazuar, me erë që shkon deri në 35 m në sekondë dhe det në 8 ballë. Ndryshe nga ditët e tjera, ujërat e detit Adriatik dhe të Jonit nuk kanë pasur asnjë vizitor. Anijet e tonazhit të mesëm që kanë qenë në drejtim të ujërave shqiptare, janë detyruar të strehohen në portet më të afërta italiane. Situata ka qenë mjaft problematike, kështu që asnjë traget s’ka prekur portin e Durrësit për shkak të detit mjaft të trazuar. Pra, pezullimi është ndërprerë prej së paku 24 orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›