E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, grupi deputetëve feston në Durrës

Viti 2011 nisi i keq për socialistët, pasi në protestën e 21 Janarit u vranë 4 protestues, por fundviti solli për ta një tjetër atmosferë. Kështu socialistët duken më të qetë tanimë që kanë arritur një farë marrëveshjeje me mazhorancën dhe me aktivitetin e tyre politik të muajve të fundit. Ndryshe nga një vit më parë, në festat e fundvitit ata nuk kanë bërë më plane për të demonstrata apo protesta, por kanë vendosur të festojnë. E në këtë atmosferë festash deputetët socialistë kanë vendosur të festojnë së bashku. Thuajse i gjithë grupi parlamentar socialist është parë dje të drekojë në një nga lokalet luksoze të zonës së Vollgës në Durrës. Në drekën ku merrte pjesë shumica e deputetëve socialistë si dhe thuajse të gjithë drejtuesit e grupit parlamentar, ka munguar kreu socialist Edi Rama, i cili prej disa dy ditësh është larguar jashtë shtetit për të festuar me familjen e tij. Deputetë të pranishëm në këtë drekë festive kanë bërë të ditur se gjatë saj nuk kanë munguar edhe muzika, këngët dhe kërcimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›