E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të ardhmen e Shqipërisë nuk e merr peng askush

TIRANË Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim festiv me të rinjtë e Qarkut të Fierit, i organizuar në qytetin e Lushnjës. Në fjalën e tij Meta u shpreh se ky vit është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, pasi është viti i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe i themelimit të shtetit. Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se fuqizimi i Lëvizjes Rinore për Integrim në Lushnjë do të jetë tepër evident gjatë vitit të ardhshëm. “Ne duam të forcojmë vlerat e një shteti europian, vlerat e shtetit të së drejtës, vlerat e lirisë dhe dinjitetit të çdo qytetari në këtë vend, sepse ne duam që Shqipërinë t’ia japim qytetarëve, t’ia japim rinisë së saj. Ju jeni garancia më e mirë për këtë sukses dhe për këtë triumf të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 8 Majit në të gjithë Shqipërinë. Sepse ky është një vend që ka të ardhme dhe të ardhmen e tij nuk e merr dot peng askush”, - tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›