E Diel, 1 Nëntor 2026

PS i kërkon qeverisë të plotësojë standardet për heqjen e regjimit të vizave, edhe pse deputetët e saj i ndalon të vijnë në parlament


Partia Socialiste ka shprehur sot qëndrimin e saj për heqjen e regjimit të vizave të BE-së ndaj Shqipërisë, duke theksuar se “qeveria duhet të plotësojë standardet për liberalizimin e vizave dhe jo të merret me akuza të pabaza ndaj opozitës”. Deputeti i PS-së Ilir Gjoni tha sot gjatë një konference për shtyp se “ sipas Planit të Veprimit të miratuar nga vetë qeveria nuk është amenduar ende ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, si dhe plani antikorrupsion, kushte këto të vendosura nga BE-ja. Liberalizimi i vizave kërkon impenjim e përkushtim të tërë strukturave të shtetit për të forcuar administratën publike, duke pasur një gjyqësor të pavarur e të paanshëm dhe jo një retotikë boshe të qeverisë duke akuzuar opozitën për këtë proces”, tha Gjoni.


Kjo ka qenë deklarata e sotme e Partisë Socialiste, një deklaratë që vetëm nga kjo forcë politike nuk mun dtë bëhet, pasi është e vetmja e cila po punon natë e ditë vetëm e vetëm që shqiptarë mos të kenë mundësi të jenë qytetarë të barabartë me të tjerët në Europë. Partia Socialiste bojkoton të gjithë institucionet, partia Socialiste nuk merr pjesë në zgjedhje, Partia Socialiste arsyet e humbjes së saj i kërkon gjetkë jo tek vetja. Pjesa më e madhe e standardeve janë këto më lart, e çafrë thirrje mund të bëjë një forcë e tillë politike, që as më shumë e as më pak nuk ëhstë gjë tjetër veçse kundër vullnetit dhe ëndrrës së gjithë shqiptarëve. Në fakt sot kjo forcë politike duhet të bentë një tjetër lloj deklarate, pasi kjo që bëri sot nuk i takon asaj.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›