E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti “A. Xhuvani” në Elbasan drejt standardeve të Universiteteve europiane

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”  këtë vit akademik e fillon me tre ndryshime të rëndësishme, që janë shumë evidente dhe që shërbejnë për të kryer një proçes mësimor e shkencor koherent. Rektori i universitetit Liman Varoshi gjatë një interviste ka folur mbi programet studimore që ofron ky institucion, investimet, stafin e kaulifikuar të pedagogëve, infrastrukturën, kapacitetin mjedisor etj.“ Në këtë vit akademik janë 12 mijë studentë të sistemit të ditës të cilët ia kanë besuar arsimin e tyre të lartë profesional institucionit tonë, i cili këtë vit feston edhe 100 vjetorin e një tradite të mrekullueshme, themelimin e shkollës së parë të mesme shqipe “ Normale”, e cila është edhe zanafilla e këtij universiteti”. Sipas Varoshit “ ky institucion i ofron rinisë shqiptare, 26 programe studimi të nivelit të parë, dy prej të cilave fillojnë për herë të parë këtë vit, 12 mastera të nivelit të parë dhe katër diploma të nivelit të dytë. Ajo që më gëzon në këtë ditë, nuk është vetëm infrastruktura moderne. Unë jam optimist për këtë vit të ri akademik ,pasi ne kemi arritur të realizojmë një rikonceptim të ri dhe mjaf bashkëkohor të planeve dhe programeve mosimore, duke i ofruar ato në masën më të mirë të mundshme me kërkesat e deklaratës së Bolonjës, edhe me standartet e disa universiteteve të sukseshme të Europës Perëndimore.  Këto plane dhe programe janë realizuar duke ju përmbajtur tre parimeve fondamentale të arsimit të lartë që janë koherenca, krahasueshmëria, e cila synon të bëjë të mundshme mobilitetin e studentëve, si edhe fleksibiliteti, i cili mundëson përshtatjen e kurrikulës me kërkesat e tregut të punës”, tha Varoshi. Sipas tij, "Në të gjithë këtë punë të strukturave drejtuese dhe të 250 padagogëve të rinj, në të gjithë këtë proçes që ka nisur, ne kemi pasur si prioritet kryesor integrimin e proçesit mësimor në kërkimin shkencor, sepse ne besojmë se janë këto që i jepin institucioneve të arsimit të lartë  profilin e vërtetë universitar. Këtë vit ne jemi duke punuar për krijimin  e qendrave të kërkimit shkencor dhe për fuqizimin e qendrave egzistuese në projekte kërkimore. Më kryesorja është se pjesëmarrës në këto projekte do të jenë vetë studentët, të cilët angazhimin në këto kërkime do ta kenë pjesë të proçesit mësimor dhe për të cilin do të vlerësohen me kredite.Këtë vit të ri akademik ne do të startojmë me hartimin e një kurikule që do t’i ngjajë kombinimit të degëve. Në këtë vit jemi në proçes të hartimit të kurrilës që të kemi degë të tilla si Histori -Gjermanisht, Anglisht - Turizëm, Gjuhë letërsi - Italisht etj, sepse vetëm kështu mund të përballemi me sukses në sfidat që na ofron jeta e përditshme. Profesori në moshën 68 vjeç duhet të dalë në pension, po ne kemi pedagogë mbi këtë moshë, dhe ne i kemi mbajtur sepse kanë begraund profesional që do ta kishte zili çdo universitet. Por ne jemi në fazën e forcimit të kërkesave tona që të përmbushim në kohë të afërt kualifikimin e profesoratit. Përsa i përket mesatares, ne kërkojmë cilësi, dhe  po shohim përzgjedhjen dhe nuk mund të them se nuk kemi probleme me studentët që vijnë me mesatare të ulët” tha Varoshi. Ai tha se,për këtë vit të ri akademik është bërë e mundur me një fond prej 73 milion lekësh, ku 63 milion janë dhënë nga buxheti i shtetit dhe 10 milion nga vetë fondet  e universitetit, të dyfishohen  kapacitet mjedisore, ku nga 600 metra katrorë ka shkuar në 1150 metra katrorë. “Studentët e Universitetit “ A. Xhuvani” dhe i tërë stafi mësimdhënës prej 250 pedagogësh 15-të prej tyre të rinj ,e fillojnë këtë vit të ri akademik me një përmirësim shumë të ndjeshëm të infrastrukturës, i cili është shumë afër standarteve europiane të hapësirës fizike dhe mjediseve që ju takon çdo studenti. Këtë vit përveç mjediseve, janë në dispozicion të studentëve rreth 20 auditorë me kushte optimale dhe me një kapacitet prej 100-250 vende secili. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›