E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia e vendit tonë me vendet e tjera anëtare të BE arrin në nivelin e 64.7%

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) vazhdojnë të jenë partnerët kryesorë të vendit tonë në tregtinë e jashtme. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT) të publikuara sot, gjatë muajit gusht të vitit 2009, tregtia me vendet e Bashkimit Europian ishte 64,7 për qind e totalit. Partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Kështu, me Italinë eksporti është 48,2 për qind dhe importi 20,2 për qind e totalit, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5,9 për qind  dhe importi 18,3 për qind. Sipas INSTAT, disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Bullgaria, Kroacia, SHBA, Spanja, Turqia etj, ndërsa për importin, Bullgaria, Greqia, Holanda, Rumania, Rusia, SHBA etj. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›