PS-ja: Të dënuar të rrezikshëm po organizojnë veprimtari në dobi të PD-së
Selia rozë padit Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Burgjeve për dhënien e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve. Xhafaj, letër Alibeajt: “Mbani përgjegjësi ligjore nëse cenohen zgjedhjet e 28 qershorit”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka depozituar gjatë ditës së djeshme në Prokurori një padi penale ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për shpërdorim detyre. Partia Socialiste ka akuzuar këto dy institucione, pasi funksionarët publikë dhe politikë të saj kanë dhënë gjatë ditëve të fundit disa qindra leje shpërblyese dhe të veçanta për të dënuar që përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas selisë rozë, lejet jo vetëm që janë dhënë në kundërshtim me ligjin, por prapa tyre fshihet skenari i përdorimit të këtyre të dënuarve për manipulimin dhe grabitjen e votave gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit. Partia Socialiste, nëpërmjet sekretarit të saj për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj, i ka dërguar një letër ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, duke e paralajmëruar se mban përgjegjësi ligjore për shkeljet e rënda që po ndodhin në këtë drejtim.
Lejet
Në kallëzimin penal për funksionarët politikë dhe publikë të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Drejtorisë së Burgjeve, Partia Socialiste rendit një sërë faktesh të pakundërshtueshme, në të cilat jo vetëm po shkelet ligji, por paralajmërohet rreziku i përdorimit të të dënuarve për manipulimin e zgjedhjeve. Sipas Partisë Socialiste, janë dhënë 150 lejë shpërblyese dhe të veçanta për persona të dënuar, të cilët përbëjnë rrezikshmëri të lartë kriminale. Sipas selisë rozë, u janë dhënë leje shpërblyese dhe të veçanta personave të dënuar për vepra shumë të rënda penale, si për vrasje, plagosje të rënda, trafikim droge, armësh dhe qeniesh njerëzore. Sipas Partisë Socialiste, është verifikuar se këta persona po organizojnë veprimtari politike dhe kriminale në dobi të Partisë Demokratike. “Është verifikuar që subjekte që kanë përfituar leje të tilla, në këtë kohë, janë duke organizuar veprimtari politike dhe kriminale, në dobi të Partisë Demokratike. I dënuari S. G., që vuan dënimin në Burgun e Rrogozhinës, i dënuar për disa figura krimi mbi 10 vjet burgim, në kundërshtim me ligjin, ka shkuar disa herë me leje dhe zhvillon fushatë aktive në Fier, pranë shtabit elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi”, - thuhet në kallëzimin penal të PS-së të depozituar dje në Prokurori.
Letra
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, në letrën dërguar ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i ka kujtuar atij përballjen me përgjegjësinë ligjore jo vetëm për abuzimet me lejet shpërblyese ndaj këtyre të dënuarve, por edhe për shkak të aktivitetit kriminal të këtyre personave në kurriz të procesit zgjedhor. “Personave të dënuar për vepra penale mjaft të rënda si vrasje, trafik armësh, trafik narkotikësh etj., në shkelje të hapur të normativës ligjore duke qenë se shumica e këtyre personave nuk ka vuajtur kohën e nevojshme të dënimit për të përfituar leje u janë dhënë leje shpërblyese dhe për disa prej tyre edhe disa herë brenda një muaji. Ky fakt është pa dyshim një element që të bën të mendosh se këta persona po përdoren në fushatën elektorale të PD-së, në zonat ku ata banojnë në këmbim të premtimeve ekstraligjore që u vijnë nga pushtetarët në ikje. Sjellja juaj institucionale e shfaqur në kundërshtim me ligjin dhe me orientim të dukshëm politik, nëse do të rezultojë me cenim të integritetit të procesit zgjedhor dhe/ose prishje të standardeve të tyre do t’ju ngarkojë ju deri edhe me përgjegjësi penale. Partia Socialiste nuk do të hezitojë në këtë rast që jo vetëm do t’ju denoncojë publikisht, por do t’u drejtohet organeve të ndjekjes penale për të filluar procedimin penal ndaj jush”, - thuhet në letrën e Xhafajt.
Gjykata lë gjyqtar të gatshëm për kërkesat për votim
Gjykata e Tiranës ka caktuar një gjyqtar të gatshëm për ditën e diel duke marrë kështu masa paraprake nëse do të ketë kërkesa nga qytetarët për të fituar të drejtën për votim. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan dje për gazetën “Albania” se gjyqtari do të jetë posaçërisht për të tilla kërkesa duke qenë se edhe në zgjedhjet që janë zhvilluar më parë ka pasur kërkesa të tilla nga qytetarët. Sakaq, mësohet se vetëm në këto tri ditë, në këtë gjykatë janë regjistruar rreth 400 kërkesa nga qytetarët e kryeqytetit, të cilët kërkojnë të drejtën kushtetuese për të votuar. Për këto kërkesa merret vendimi brenda ditës, kështu që edhe nëse do të ketë kërkesa mund të marrin vendimin e gjykatës dhe do të jenë sërish në kohë për të votuar. Në këtë “lumë” kërkesash janë përfshirë edhe të dënuarit apo të paraburgosurit që ndodhen aktualisht nëpër burgjet dhe paraburgimet e kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit ata janë shoqëruar për në gjykatë nga toga e shoqërimit me grupe deri në 12 persona.
Përfundon shpërndarja e bazës materiale në të 66-të KZAZ-të
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, ka deklaruar se dje ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në të 66-të Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), të ngritura në të gjithë vendin për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ristani theksoi se shpërndarja e materialeve zgjedhore përfundoi një ditë më parë dhe tashmë KQV-të kanë në dispozicion gjithë kohën e nevojshme për tërheqjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të. Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ-ja dërgon në selitë e KZAZ-ve jo më vonë se 3 ditë para datës së zgjedhjeve, materialet zgjedhore, ku përfshihen fletët e votimit sipas numrit të zgjedhësve në çdo QV, vula e KQV-së, procesverbalet e QV-së, lënda e posaçme për timbrimin e zgjedhësit, aparatin verifikues të saj etj. Ligji zgjedhor përcakton se dërgimi i materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja në KQV bëhet jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit. Në rang vendi numërohen gjithsej 4751 qendra votimi me gjithsej 3 084 067 zgjedhës.
27 Qershor 2009