PS-ja “blindon” për bojkotin edhe kandidatët për deputetë
Plani “B” i selisë rozë për të parandaluar thyerjen e vendimit politik. Kandidatët për deputetë do të nënshkruajnë deklarata të noterizuara
Partia Socialiste duket e vendosur për të vijuar gjatë bojkotin e Kuvendit. Ky bojkot konsiderohet një vendim shumë i rëndësishëm politik, për të cilin drejtuesit e selisë rozë kanë marrë parasysh edhe sakrificën e “djegies” së 65 mandateve të deputetëve që Partia Socialiste fitoi në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Edhe në rast se ndodh një gjë e tillë, strategët e selisë rozë kanë hartuar dhe tashmë kanë gati Planin “B”. Plani konsiston në marrjen e deklaratave të noterizuara të 75 kandidatëve të tjerë për deputetë të PS-së, të cilët nuk fituan mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit. Këta kandidatë do të jenë zëvendësuesit e mundshëm të deputetëve aktualë të PS-së, të cilët rrezikojnë t’u digjet mandati në rast të vijimit të bojkotit edhe për 6 muaj. Për të parandaluar thyerjen e bojkotit edhe nga ana e “deputetëve të rinj të mundshëm”, drejtuesit e PS-së u kanë kërkuar që të nënshkruajnë një deklaratë të noterizuar, në të cilën ata shprehin angazhimin e tyre për të mos hyrë në Kuvend në rast se mandatohen si ligjvënës.
Kandidatët
Nëse bojkoti i Partisë Socialiste do të vijojë për gjashtë muaj rresht, sipas Kushtetutës, deputetët e saj aktualë do të çregjistrohen dhe do të humbasin mandatin. Sipas ligjit, deputetët që nuk bëjnë betimin brenda afatit gjashtëmujor nga formimi i Kuvendit, u hiqet mandati. Zëvendësimi i tyre do të bëhet automatikisht me emrat e kandidatëve që gjenden në listat e 140 kandidatëve për deputetë, që PS-ja depozitoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Për shembull, nëse 16 deputetëve aktualë të PS-së në qarkun e Tiranës do t’u hiqet mandati për shkak të bojkotit 6-mujor të Kuvendit, ata do të zëvendësohen nga kandidatët që renditen nga vendi i 16-të deri në vendin e 32-të të listës së kandidatëve të PS-së për këtë qark.
Deklaratat
Kandidatët për deputetë të PS-së, të cilët nuk e fituan mandatin në zgjedhjet e 28 qershorit, do të nënshkruajnë secili nga një deklaratë të noterizuar, ku do të shprehin me shkrim qëndrimin për të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit, në çfarëdo lloj rrethane, deri në marrjen e vendimit politik të Grupit Parlamentar. Kjo deklaratë nuk do t’i lejojë kandidatët për deputetë që të “tradhtojnë” vendimet e Grupit Parlamentar socialist, duke mos i lejuar ata që të marrin vendim personal për të hyrë në sallën e Kuvendit. Në këtë mënyrë, deklarata do të parandalonte çdo tentativë “dezertimi”.
Të pestët: Për momentin do të respektojmë vendimin për bojkot
Pesë deputetët e Partisë Socialiste, të cilët kanë dalë kundër vendimit për bojkotin e Kuvendit dhe janë pozicionuar kundër kryetarit Edi Rama, kanë deklaruar dje se për momentin do të vijojnë të respektojnë vendimin e shumicës së Grupit Parlamentar për mospjesëmarrjen në Kuvend. Deputeti socialist Ben Blushi tha se ai dhe kolegët e tij, Islami, Malaj, Harasani dhe Bello, do të respektojnë embargon e vendosur, edhe pse ajo është shumë e dëmshme për Partinë Socialiste. “Për momentin që flasim, i mbetemi asaj që kemi thënë; që ne nuk do të thyejmë vendimin e shumicës, të Grupit Parlamentar, për të prishur bojkotin. Ne do ta respektojmë këtë embargo, pavarësisht se kjo është e papëlqyeshme, është e papërshtatshme, është e dëmshme për Partinë Socialiste, por do ta respektojmë si një vendim shumice, për sa kohë që kemi vendosur që të jemi në një grup politik, i cili duhet të bazohet mbi respektin mbi shumicën”, - tha Blushi. Ai theksoi gjithashtu se së bashku me kolegët e tij nuk i druhej vendimit të kreut në detyrë Edi Rama për përjashtimin nga Partia Socialiste. “Përjashtimi nuk na bën përshtypje. Nëse do të na bënte përshtypje, nuk do të flisnim sot”, - tha Blushi.
Rama paralajmëroi përjashtime për thyerjen e bojkotit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, paralajmëroi dy ditë më parë nga qyteti i Vlorës përjashtime për deputetët e PS-së, të cilët do të thyenin vendimin politik të Grupit Parlamentar dhe do të merrnin pjesë në Kuvend. Rama tha se deputeti që do të hynte në Kuvend do të vetëpërjashtohej nga radhët e Grupit Parlamentar dhe nga radhët e Partisë Socialiste. Nëse do të ketë deputetë që hyjnë në Parlament, ata janë të vetëpërjashtuar”, - tha Rama. Ky do të ishte rasti i dytë i përjashtimit të deputetëve nga Partia Socialiste. Një gjë e tillë ndodhi dy vjet më parë, kur 6 deputetë të PS-së thyen vendimin e Grupit për bojkotimin e seancës së votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Paulin Sterkaj, Durim Hushi, Durim Lamaj, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta u përjashtuan nga Partia Socialiste, pasi morën pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit Bamir Topi.
19 Shtator 2009