Berisha: “Statusi i nëpunësit civil edhe për punonjësit e komunave”
Kreu i qeverisë zbardh platformën për administratën publike për vitet 2009-2013
Kreu i Ekzekutivit tha dje gjatë miratimit të “Strategjisë së administratës publike për vitet 2009-2013”, se në katër vitet e ardhshme edhe punonjësit e komunave do ta kenë të detyrueshëm statusin e nëpunësit civil. Berisha garantoi dje se përveç kësaj mase, edhe një sërë masash të tjera do të ndërmerren në këtë fushë në katër vitet e ardhshme. “Në këtë strategji synohet që të zgjerohet korpusi i punonjësve të shërbimit civil si një domosdoshmëri. Realitet është se janë krijuar një seri agjencish me shkallën më të lartë të ekspertizës, të cilat kanë mbetur në varësi të ministrit. Ato duhet të jenë në varësi të ligjit. Krijimi i tyre është një meritë e madhe. Ato menaxhojnë procese shumë të avancuara dhe me sukses të plotë. Natyrisht, ato i përkasin dhe duhet t’i përkasin fondit të shërbimit civil. Po kështu, në qeveritë vendore, pa abuzuar me këtë problem, është e domosdoshme të konsolidohet korpusi i shërbimit civil. Mund të shqyrtohet edhe ligji, sepse në rastin e agjencive, ato nuk janë në këtë shërbim, pasi ligji atribuon administratën e ministrive dhe të qeverive vendore. Shërbimi civil duhet të shtrihet edhe në komunat e vendit”, - u shpreh dje kryeministri.
Qëndrimi
Kryeministri Berisha e konsideroi administratën publike shtyllën kryesore në realizimin e reformave, roli i së cilës në procesin e integrimit europian bëhet gjithnjë e më i madh. Ndaj ai e vlerësoi këtë strategji të një rëndësie të veçantë. “Procesi i integrimit në Bashkimin Europian, - tha kryeministri, - është një univers i vërtetë reformash, ligjesh, vendimesh dhe zbatimi të tyre, të cilat përpilohen dhe zbatohen nga administrata publike”. Kryeministri Berisha tha se qeveria do të bëjë përpjekje të mëdha për zhvillimin më tej të administratës publike në katër vitet e ardhshme dhe në këtë kontekst, Strategjia synon të zgjerojë e konsolidojë korpusin e punonjësve të shërbimit civil. Kryeministri informoi se qeveria do të marrë së shpejti pyetësorin europian, i cili përbën dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të vlerësohet performanca e administratës dhe e qeverisë. “Janë me qindra e me mijëra problematikat që do të negociohen me Komisionin Europian, me vendet anëtare gjatë viteve që vijnë. Shpresojmë se së shpejti ne do të marrim pyetësorin, i cili përbën dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të vlerësohet performaca e kësaj administrate dhe e kësaj qeveria. E vërteta është se asgjë nuk i përcakton më shumë ritmet e integrimit europian, sesa administrata e vendit, aftësia dhe fuqia reformuese e saj”, - tha dje kryeministri.
Universiteti
“Qeveria jonë ka përcaktuar si objektiv gjatë këtij katërvjeçari ngritjen e një universiteti për administratën publike. Ne kemi një Institut pranë Departamentit të Administratës Publike, por unë mendoj se ne kemi të domosdoshme ngritjen e këtij universiteti dhe ju garantoj se ai do të provohet si një investim shumë i dobishëm për vendin. Ky katërvjeçar duhet të shënojë një lëvizje të fuqishme, një përpjekje të madhe të kësaj qeverie për zhvillimin dhe konsolidimin më tej të administratës publike”, - u shpreh dje Berisha. Gjithashtu, ai informoi se do të jepen gradimet, siç i kanë edhe vendet e tjera, si zyrtar i lartë civil. “Ai, që me përpjekjet dhe performancën e tij, merr këtë nivel, e fiton kur dëshmon se është i aftë të jetë sekretar i Përgjithshëm jo në një ministri, por në secilën ministri ku mund t’i ngarkohet detyra”, - deklaroi dje Berisha.
19 Shtator 2009