Pesë deputetët: Të ndërpritet menjëherë bojkoti, PS-ja të hyjë në Kuvend
Blushi, Islami, Malaj, Bello dhe Harasani, apel për kolegët e tyre deputetë. “Të lexohet me korrektësi raporti i ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 28 qershorit”
Shaban Sulçe
Lëvizja për Mendim Ndryshe brenda Partisë Socialiste u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të kthehen sa më parë në sallën e Kuvendit. Pesë deputetët, përfaqësues të kësaj lëvizjeje, Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Marko Bello dhe Andis Harasani, u kanë bërë apel kolegëve të tyre socialistë të ndërpresin bojkotin e Kuvendit, pasi vazhdimi i bojkotit do ta dëmtonte edhe më tej të ardhmen e Partisë Socialiste. Ata kanë theksuar me forcë se vendi ka nevojë për një opozitë në Parlament për t’iu kundërvënë qeverisë aktuale, e cila, sipas tyre, nuk është në gjendje të garantojë reforma dhe përshpejtim të procesit të integrimit.
Deklarata
Pesë deputetët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe brenda Partisë Socialiste, motoja e së cilës është “Jo bojkotit”, kanë publikuar dje një deklaratë, në të cilën renditeshin një sërë arsyesh, sipas të cilave, Partia Socialiste duhet të ndërpresë bojkotin dhe të marrë pjesë në Kuvend. Sipas tyre, bojkoti është një vendim i imponuar nga zgjedhjet brenda PS-së, është një vendim që cenon rëndë imazhin e kësaj partie dhe se nuk i shërben nevojës së domosdoshme për të pasur një opozitë të fortë në Kuvend përballë qeverisë. “Të pestët” kanë ftuar kolegët e tyre deputetë që ta lexojnë me realizëm raportin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 28 qershorit, teksa kanë theksuar rëndësinë e hyrjes sa më të shpejtë të deputetëve socialistë në Kuvendin e Shqipërisë. “Të shqetësuar se bojkoti cenon rëndë imazhin e PS-së duke e kthyer atë në qëndrim të vjetër e të tejkaluar, të bindur se bojkoti i Parlamentit po kushtëzohet e imponohet kryesisht nga zgjedhjet brenda PS-së, të sigurt se sot vendi ka nevojë më shumë se kurrë për një opozitë në Parlament përballë një qeverie, e cila nuk garanton reforma dhe proces të shpejtë të integrimit të vendit, ne i kërkojmë Grupit Parlamentar të PS-së të lexojë me qetësi e realizëm të gjitha qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet dhe kërkesën e tyre unike për praninë opozitare në Kuvend. Së dyti, të ndërpresë në një kohë sa më të shpejtë bojkotin e Parlamentit duke përshtatur qëndrimin e vet politik me atë të institucioneve ndërkombëtare", - thuhet në deklaratën e pesë deputetëve socialistë.
Blushi
Gjatë fjalës së tij, deputeti Ben Blushi tha se duke bojkotuar Kuvendin, Partia Socialiste i ka bërë nderin më të madh qeverisë së re. "Qeveria ka një luks, të cilin ne nuk duhej t’ia kishim garantuar. U miratua programi i qeverisë dhe nuk u dëgjua qëndrimi i PS-së mbi këtë program, sepse PS-ja nuk është në Parlament, por duke bredhur nga një takim në tjetrin, duke intimiduar anëtarët e PS-së, të cilët kërkojnë që PS-ja të futet në shinat që ka përcaktuar ky sistem", - tha Blushi. Ndërkohë, deputeti tjetër, Arben Malaj, shprehu shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet aktualisht Partia Socialiste. Sipas Malajt, shumë socialistë janë të shqetësuar për faktin se PS-ja po radikalizohet dhe se kohezioni dhe solidariteti i saj po keqpërdoren për gara individuale. “Shqetësimin se PS-ja po shkon në radikalizimin e saj, shqetësimin se PS-ja humbi avantazhin si forca më demokratike dhe më moderne, shqetësimi se në PS kohezioni dhe solidariteti po keqpërdoren për gara individuale dhe për qëndrime ambicioze individuale, nuk është thjesht dhe vetëm personal dhe nuk është thjesht dhe vetëm qëndrimi i një grupi të vogël njerëzish në Partinë Socialiste”, - tha Malaj.
19 Shtator 2009