E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja dhe kryetari i saj kanë bllokuar KQZ-në

22-04-2013 / Gazeta 55

Kreu i grupit të punës të PD në qarkun e Beratit, Genc Pollo
 
Ministri i TIK dhe njëherësh kryetari i grupit të punës për PD-në në qarkun e Beratit, Genc Pollo, në një prononcim për mediat, i pyetur rreth situatës së krijuar në KQZ, shkarkimin e anëtarit të LSI-së në këtë komision dhe vetë-largimet e anëtarëve të tjerë, deklaroi se, opozita po bllokon punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas tij, është detyrim ligjor që PS të dërgoj në komision propozimet e saj, për dy anëtarët e dorëhequr. “Unë do të thosha se pengesa për funksionimin e KQZ-së është Partia Socialiste dhe kryetari i saj, të cilët tërhoqën “të pavarurit” e tyre dhe e kanë lënë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me dy anëtarë mangët. Rruga për të kthyer normalitetin dhe për të kontribuuar pozitivisht në korrektesën e zgjedhjeve, është që Partia Socialiste, siç i takon me ligj, të propozojë dy anëtarë të saj në Kuvend. Por, pavarësisht nga qëndrimi negativ i Partisë Socialiste, siç e keni parë edhe vetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet, merr vendime, bën detyrën që i ka caktuar ligji, merr përsipër përgjithësitë e veta për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Ndaj, ne urojmë që Partia Socialiste, pa humbur kohë, të sjellë kandidaturat e veta në Kuvend, në mënyrë që të kompletohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Është kërkesë ligjore, është kërkesë e përgjithshme. Keni dëgjuar që është kërkesë edhe e komunitetit ndërkombëtar. Është në dorën e Partisë Socialiste që të sjelli dy kandidaturat e veta”- u shpreh ai.
Më tej, zoti Pollo ka thënë se uronte që PS-ja ta bënte një gjë të tillë sa më parë, sepse, sipas tij, ligji ka edhe afate. Kryesorja në këtë situatë, sipas ministrit Pollo, është që KQZ-ja operon, merr vendime dhe përmbush detyrat që i cakton Kodi Zgjedhor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›