E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresisti Hastings: “Zgjedhjet në Shqipëri ishin të qeta dhe të rregullta”



Kongresisti amerikan, Alse Hastings, i ka vlerësuar me nota pozitive zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Hastings ka deklaruar se ka vizituar personalisht qendrat zgjedhore në Tiranë dhe nuk ka vërejtur asnjë incident të rëndë. “Vendi ka bërë një hap përpara. Mendoj se zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe me rregull, por pati disa probleme teknike si boja, mungesa e fletëve të votimit dhe votimi familjar, që nuk është ndonjë gjë e madhe. Vizitova vetë 11 qendra votimi dhe nuk vura re asnjë incident”, - ka pohuar Hastings. Ai ka shtuar me tej se zgjatja e kohës për nxjerrjen e rezultatit nuk është ndonjë problem i madh, por ka nënvizuar se, e rëndësishme është që procesi ka qenë transparent.

11 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›