E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-ja i shkruan Topallit: Na paguaj si gjysmë-deputetë



Larg Parlamentit dhe me frikën se mbeten edhe pa rroga. Deputetët socialistë janë shqetësuar për pagat e tyre, duke i kërkuar kryetares së Kuvendit mundësinë që ata të paguhen me gjysmë page, ashtu siç trajtohen ish-deputetët e legjislaturës së kaluar. Dy deputetët e PS-së, Erion Braçe dhe Alfred Dalipi, kanë dërguar një letër zyrtare në adresë së kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ku kërkojnë shpjegime për pagën e tyre. Dje, administrata e Kuvendit ndau pagat e para për deputetët, duke përfshirë edhe ish-deputetët e legjislaturës së kaluar, të cilët paguhen me gjysmë page për tre vjet, siç e parashikon ligji. Braçe dhe Dalipi kanë kërkuar në letrën e tyre që ata të trajtohen si ish-deputetët e legjislaturës së kaluar. Sipas tyre, është e padrejtë që ata të mos paguhen, ndonëse ende s’e kanë bërë betimin. Kuvendi ende s’ka dhënë një përgjigje zyrtare për këtë letër, por çështje komplikohet, pasi deputetët e zgjedhur të PS-së nuk kanë bërë betimin. Ata janë zgjedhur për të hyrë në Kuvend, çka nuk i cilëson zyrtarisht si ish-deputetë. Duket se zgjidhja më e përshtatshme për deputetët e zgjedhur të PS-së që të marrin pagat e tyre është që ata të hyjnë në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›