Synohet integrimi në BE brenda vitit 2012
02/12/2009 Shefi i diplomacisë, Ilir Meta, takon kryeministrin grek Jorgos Papandreu
Ministri i Jashtëm shqiptar vlerëson nismën greke për procesin e integrimit
Athina zyrtare do të ndërmarrë të gjitha hapet e nevojshëm për të finalizuar nismën e saj për anëtarësimin në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, deri në vitin 2014. Kryeministri grek, njëherësh ministër i Jashtëm, Jorgos Papandreu, ka garantuar zëvendëskryeministrin shqiptar dhe ministër i Jashtëm Ilir Meta për angazhimin e qeverisë që ai drejton për avancimin dhe konkretizimin e kësaj nisme. Gjatë takimit të zhvilluar dje në kryeqytetin e shtetit fqinj Papandreu ka shprehur mbështetjen e plotë të Greqisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë si dhe për vendimin e pritshëm gjatë vitit të ardhshëm për heqjen e regjimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Në njoftimin e zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se në takimin e zhvilluar gjatë Këshillit Ministerial të OSBE-së shefi i diplomacisë shqiptare përcolli vlerësimin qeverisë shqiptare për nismën e prezantuar nga kryeministri Papandreu për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian brenda vitit 2014. Me qëndrimin e tij Meta ka theksuar se kjo nismë e rëndësishme përbën një vazhdimësi dhe dinamikë të re të angazhimeve të samitit të Selanikut për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pak ditë më parë kryeministri Papandreu në një takim që pati me kreun e qeverisë shqiptare Sali Berisha shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe të qeverisë greke për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, si dhe theksoi se qeveria greke do të bëjë çdo gjë për njohjen e patentave shqiptare për emigrantët shqiptarë në Greqi.
Në takimin e djeshëm ministri Meta dhe kryeministri Papandreu i kanë vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qeverive si të shkëlqyera dhe u angazhuan për thellimin dhe konkretizimin e tyre të mëtejshëm. Gjatë takimit u diskutua për axhendën e integrimit evropian të Shqipërisë, stadin e ri të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian pas pranimit të aplikimit për anëtarësim nga Këshilli i BE-së dhe rreth procesit të liberalizimit të vizave. Gjithashtu në këtë takim janë diskutuar edhe çështje të bashkëpunimit dypalësh, ku ndër të tjera Meta kërkoi në emër të qeverisë shqiptare shqyrtimin nga pala greke të vendimit për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve si dhe realizimin e një marrëveshjeje në fushën e sigurimeve shoqërore, që do t’i shërbejë integrimit të mëtejshëm të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Marrëdhëniet
Kreu i qeverisë greke Jorgos Papandreu dhe ministri i Jashtëm shqiptar Meta gjatë takimit të djeshëm kanë biseduar mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë takimit janë diskutuar edhe çështje të bashkëpunimit dypalësh, ku ndër të tjera Meta kërkoi në emër të qeverisë shqiptare shqyrtimin nga pala greke të vendimit për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve si dhe realizimin e një marrëveshjeje në fushën e sigurimeve shoqërore, që do t’i shërbejë integrimit të mëtejshëm të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Bashkëpunimi
Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte një ndër pikat kryesore të bisedës me dy zyrtarëve të lartë. Në njoftimin e zyrës së shtypit pranë MPJ-së thuhet se Meta dhe Papandreu kanë rënë dakord për mbledhjen në një kohë të shpejtë të Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik. Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij komisioni do të shihen mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fusha me interes reciprok. Ata kanë vlerësuar raportet mjaft pozitive që ekzistojnë aktualisht në shkëmbimet ekonomike mes vendeve.