PS-ja kërkon dorëzimin në KQZ të listës së zgjedhësve pa mjete identifikimi
Përfaqësuesi i socialistëve në KQZ jep alarmin për listat zgjedhore. Nëse Ministria e Brendshme nuk i sjell listat, PS-ja do të ankohet te ndërkombëtarët
Përfaqësuesit e opozitës në KQZ i kërkuan Ministrisë së Brendshme që të paraqesë listën e shtetasve që nuk janë pajisur me dokumentet e identifikimit që kërkohen për të votuar. Në rast të kundërt, ata janë shprehur se do të ankohen te përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Tiranë.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar dje në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i PS-së në KQZ, Artan Laze, kërkoi nga Ministria e Brendshme që të dorëzojë listën e plotë me emrat e personave që nuk janë pajisur me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. “Pas shumë kërkesave që i kemi bërë Ministria nuk na ka sjellë ende një përgjigje në lidhje me këtë problem”, - tha Laze. Anëtari i KQZ-së deklaroi se në lidhje me procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike ka edhe një problem tjetër. Ai u shpreh se shumë personave u rezulton emri në listën e atyre që janë të pajisur me pasaportë, por në fakt nuk janë të pajisur me këtë mjet identifikimi.
Debatet për listat
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, u shpreh se Ministria e Brendshme ka qenë e rregullt në paraqitjen e numrit të qytetarëve që nuk janë pajisur akoma me mjete identifikimi. “Ministria e Brendshme e informon në mënyrë periodike, jo më pak se një herë në muaj, KQZ-në, në lidhje me ecurinë e pajisjes së shtetasve me karta identiteti sipas pikës 2, pra detyrimi për ta informuar KQZ-në jo më pak se një herë në muaj është vetëm për ecurinë e procesit”,- u shpreh Ristani. Ai shprehu bindjen se Ministria e Brendshme do t’i dorëzojë KQZ-së listën e plotë me emrat e qytetarëve që nuk janë pajisur me mjete identifikimi. Ristani tha se ligji nuk e përcakton afatin se kur MB-ja do të dorëzojë listën e plotë, por vetëm se duhet ta dorëzojë atë.
Pas deklaratës së kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani, dy anëtarët e tjerë të këtij komisioni kanë dalë në mbrojte të Artan Lazes. Pandeli Varfri deklaroi se kërkesa e kolegut të tij është e drejtë dhe ligjore. “Lista me emra nuk është dërguar sipas ligjit dhe kjo është më se evidente”, - tha Varfri. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi. Ajo u shpreh se kërkesa e Lazes është korrekte. Edhe Subashi deklaroi se ende në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk ka shkuar lista me emrat e personave, të cilët nuk disponojnë dokument për të qenë në qendrën e votimit më 28 qershor.
Letër ndërkombëtarëve
Subashi kërkoi që KQZ-ja t’i dërgojë një shkresë tjetër MB-së, ku t’i kërkohet paraqitja e listës. “Në rast se kjo gjendje do të vazhdojë, ne do t’i dërgojmë letër institucioneve ndërkombëtare dhe do t’i vëmë në dijeni për gjendjen e krijuar”, - deklaroi ajo. Subashi u shpreh se dy muajt e parë të vitit, Ministria e Brendshme i ka dhënë informacione KQZ-së për pajisjen me karta. Nënkryetarja e KQZ-së tha se kjo nuk është e mjaftueshme. Subashi deklaroi se nëse Komisioni do ta ngrejë zërin tani për këto probleme, puna e tij do të jetë serioze. Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë do të shmanget politizimi i KQZ-së. Çështja e kartave është një nga pikat më të diskutuara edhe nga faktorët politikë. Dy forcat e mëdha arritën një marrëveshje të fshehtë, ku të gjithë qytetarët që nuk janë të pajisur me pasaporta do të kenë mundësi që t’i tërheqin kartat e identitetit me një çmim prej 200 lekësh. Një javë më parë drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, konfirmoi se çdo ditë në të gjithë vendin aplikojnë afërisht 17 mijë qytetarë për kartat e identitetit. Ai u shpreh se numri i personave të pajisur me letërnjoftime elektronike është mbi 700 mijë. Ndërkohë ai bëri të ditur se nëse puna do të eci me të tilla ritme, do të arrihet pajisja me karta identiteti, shumë kohë para zgjedhjeve, e qytetarëve që nuk kanë pasaporta.
5 Maj 2009