Zgjedhjet, skema e PS-së për përzgjedhjen e kandidatëve
Kandidaturat do të vendosen edhe pas konsultimeve me anëtarësinë. Anëtarët e Kryesisë kanë zhvilluar konsulta për përzgjedhjen e emrave
Shaban Sulçe
Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit do të bazohet edhe te sugjerimet e anëtarësisë socialiste dhe asambleve lokale të PS-së në rrethe. Burime nga selia rozë bënë të ditur se Kryesisë qendrore i janë sugjeruar emra konkretë nga degët lokale të PS-së, për të cilët baza e PS-së ka dhënë pëlqimin për kandidimin e tyre në këto zona. Sugjerimet janë dhënë mbi bazën e konsultimeve që drejtues të lartë të PS-së kanë zhvilluar me anëtarët e PS-së, si dhe mbështetësit dhe simpatizantët e saj. Gjithashtu anëtarësia socialiste ka thënë fjalën e saj edhe ndërmjet sondazheve të brendshme lidhur me kandidaturat e mundshme që i janë sugjeruar nga Kryesia. Mendimet dhe sugjerimet e anëtarësisë socialiste për kandidaturat konsiderohen shumë të vyera për drejtuesit e lartë socialistë, të cilët, në fazën përzgjedhëse të kandidaturave do t’i kushtojnë shumë rëndë mbështetjes dhe popullaritetit që ato gëzojnë në radhët e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste. Konsultat me anëtarësinë janë zhvilluar nga të 12 të deleguarit e Kryesisë së PS-së në rrethe, të cilët kanë vjelë mendimet e bazës socialiste për emrat që do të përfaqësojnë PS-në në zgjedhjet e 28 qershorit.
Lista
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është shfaqur i palëkundur në vendimin e tij përsa i përket shpalljes së listës së kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Rama prej kohësh ka deklaruar se kjo listë do të bëhet publike vetëm 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve, çka është edhe afati i fundit i depozitimit të listës së kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Ramës, por edhe drejtuesve të tjerë të lartë të Partisë Socialiste, përzgjedhja e kandidatëve për deputetë do të bëhet me anë të kritereve moderne dhe procedurave më demokratike. Sipas tyre, këto do të jenë procedurat më moderne që janë aplikuar nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve do të jenë të bazuara mbi një studim të thelluar dhe shumështresor të profilit të zonave dhe rajoneve zgjedhore. Kriteret do të jenë të bazuara mbi parimin e ndryshimit, eksperiencës, profesionalizmit, integritetit dhe barazisë së shanseve.
Kryesia
Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe disa prej figurave kryesore të saj kanë shpeshtuar aktivitetin e tyre politik në qarqet ku përveçse janë përgjegjës të fushatës elektorale, pritet edhe të kandidojnë për PS-në në këto qarqe. Kështu, anëtari i Kryesisë, Ben Blushi, e ka përqendruar aktivitetin politik në qarkun e Korçës; kryetarja e Grupit Parlamentar, Valentina Leskaj, në qarkun e Elbasanit; kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, në qarkun e Fierit; sekretari Organizativ, Blendi Klosi, në qarkun e Durrësit; deputeti Arben Malaj në qarkun e Vlorës; nënkryetari i Grupit Parlamentar, Erion Braçe, në qarkun e Beratit dhe anëtarja e Kryesisë, Lindita Nikolli, në qarkun e Lezhës.
5 Maj 2009