PS-ja në Lezhë akuzon për shkelje të rënda në procesin e numërimit
PD-ja pretendon se ka fituar 4 mandate, 1 PAA-ja dhe 2 PS-ja. Katër kuti votimi në Kurbin dërgohen në KQZ
Partia Socialiste e Lezhës ka akuzuar për shkelje të rënda nga ana e përfaqësuesve të PD-së në këtë qark. Socialistët kontestojnë kryesisht procesin e numërimit të votave ku janë numëruar disa kuti votimi të parregullta. Ndërkaq, rezultatet paraprake nga KQZ-ja njoftojnë për fitoren e mandatit të deputetit nga Partia Agrare e Lufter Xhuvelit. Ndërsa PD-ja ia doli të marrë 4 mandate kundrejt 2 mandateve të Partisë Socialiste në këtë qark. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor, koalicioni që drejtohet nga Partia Demokratike ka marrë në këtë qark 54.02%, ndërsa koalicioni që drejtohet nga Partia Socialiste ka marrë 34.44%. Ndërsa subjektet zgjedhore kanë marrë respektivisht; PD-ja 43.54%, PS-ja 29.84% dhe PAA-ja 2.46%. Në bazë të Kodit Zgjedhor PAA-ja ndihmohet nga PD-ja në përqindje, pasi janë subjekte që bëjnë pjesë në të njëjtin koalicion në mënyrë që të marrë mandatin e deputetit.
Beteja
Gjatë gjithë ditës së djeshme në qarkun e Lezhës është bërë një betejë e ashpër midis PD-së dhe PS-së për një mandat deputeti. Kjo për faktin se PD-ja shpresonte se do ta merrte mandatin e 5-të në këtë qark, ndërkohë që PS-ja shpresonte të merrte 3 të tilla. Por duket se këtë e kanë vendosur kutitë e votimit të qytetit të Kurbinit. Për shumë orë procesi i numërimit të votave në KZAZ-në e këtij qarku procesi ka qenë i bllokuar. Kjo për faktin se dy prej kutive të votimit u cilësuan të pavlefshme për shkak se votuesve që kanë hedhur fletën e votimit nuk u është regjistruar numri i pasaportës ose i kartës së identitetit. Kjo solli bllokimin për disa orë të procesin e numërimit të votave. Po kështu, probleme ka pasur dhe me një kuti votimi në Fushë-Kuqëz, ku komisionerët kanë kontestuar numërimin e një kutive votimi për shkak se procesverbali nuk përmbante numrat rendorë të kartave të identitetit. Komisionerët e Partisë Socialiste në Lezhë informojnë për shkelje të rënda nga ana e përfaqësuesve të PD-së gjatë procesit të numërimit të votave. Ndërsa në orët e mbrëmjes, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, denoncoi në bllokimin e procesit të numërimit në Fushë-Kuqës, ku deri vonë nuk ishte numëruar kutia e fundit e fletëve të votimit. Qarku i Lezhës ka pasur gjithsej 244 qendra votimi dhe kuti votimi, të cilat nxjerrin në total 7 deputetë për Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
Mandatet
Duke iu referuar formulës së ndarjes së mandateve të parashikuar në Kodin Zgjedhor në bazë të përqindjes dhe numrit të votave të marra nga subjektet politike në qarkun e Lezhës, PD-ja arrin të fusë në Kuvend 4 kandidatët e parë në listën e deputetëve.
Deputetët e ardhshëm të PD-së, në bazë të të dhënave paraprake, janë Edi Paloka, Mark Marku, Paulina Hoti dhe Rajmond Hoxha. Ndërsa nga PS-ja futen vetëm dy kandidatët e parë në listë që janë Gjok Jaku dhe Gjovalin Kadeli. Po kështu në Lezhë arriti të fitojë mandatin e deputetit Lufter Xhuveli i PAA-së.
Deputetët fitues në Lezhë
PS
Gjok Jaku
Gjovalin Kadeli
PD
Edi Paloka
Mark Marku
Paulina Hoti
Rajmond Hoxha
PAA
Lufter Xhuveli
1 Korrik 2009