E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-ja nuk ka frikë

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe,

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka deklaruar se frika është një sjellje e huaj për PS-në, kështu që nuk ekziston mundësia e agonisë që mund ta zërë këtë parti, kur bëhet fjalë për largime nga anëtarësia. Kjo deklaratë e bërë nga Braçe, vjen menjëherë pas qëndrimit të bërë publik një ditë më parë nga deputeti i PS-së, Durim Lamaj, për afrim me LSI-në dhe qëndrimin e ish-deputetit socialist, Hamit Kosta, i cili u anëtarësua tek grupi parlamentar i PDK-së. “Dy deputetët që nga korriku i vitit 2007 nuk janë më pjesë e PS-së, por as edhe e grupit parlamentar të kësaj force politike. Të dy deputetët për sa kohë që nuk janë më pjesë e grupit parlamentar të PS-së, kanë të drejtën e tyre të vendosen kudo që ata dëshirojnë të shkojnë”, tha Braçe. Duke dhënë opinionin e tij personal, Braçe e ka quajtur këtë lëvizje si “amorale dhe produkt i një sistemi politik të kalbur dhe të korruptuar që sot ekziston në Shqipëri”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›