Romët përkrahin Barak Obamën
A e dini se romët e Elbasanit mbështesin Barak Obamën për President të Amerikës?
Shmangin 29 shkurtin, ditëlindje çdo vitÇifti Zeneli vendosi të lindë para kohe bebin, me qëllim shmangien e datës 29 shkurt, e cila përsëritet një herë në katër vjet. E ëma e foshnjës, Besa, ra dakord me bashkëshortin që bebja e tyre të lindte disa ditë para datës së pritshme, me dëshirën për t’i festuar ditëlindjen bebit çdo vit. Në fakt, sipas llogarive, bebi i seksit mashkull mund të vinte në jetë në datën 29 shkurt, ndaj çifti Zeneli vendosi të shkonte të konsultohet me mjekët në maternitet. Mjekët realizuan një ndërhyrje operatore dhe nxorën në jetë shëndoshë e mirë fëmijën e parë të këtij çifti. Nëse bebi do të kishte lindur më 29 shkurt, familja do ta festonte një herë në katër vjet ditëlindjen e tij. Lind bebi që puthLind bebi që puth në maternitetin e Elbasanit. Foshnja e seksit femër i përket çiftit Roberta dhe Gëzim Dule, me banim në po këtë qytet. Që nga çasti i lindjes, bebi mban buzët e mbledhura, të ngjashme me përshëndetjen e dhurimit të puthjeve. Një gjest i tillë vazhdon edhe kur foshnja ndodhet në gjumë. Infermieret e shpjeguan rastin me instinktin e pirjes së qumështit që lind bashkë me bebet. Bebet e shëndetshme, rivalitet fshat-qytetBebe të shëndetshëm jo vetëm nga fshati, por edhe nga qyteti. Gjatë kësaj jave, në maternitetin e Elbasanit pesha e një foshnje nga fshati ishte pothuaj e barabartë me një të qytetit. Çifti Bullari me banim në Broshkë të Elbasanit, solli në jetë djalin me peshë 4.05 kg, ndërsa një ditë më vonë lindi rivali i tij nga qyteti, me një peshë prej 4.250 kg që i përket çiftit Gega. Deri tani bebet nga fshati kanë qenë më të shëndetshëm se ata nga qyteti. Kjo, pasi lindja e bebeve elegantë nga qyteti shpjegohet me dietat dhe delikatesën e grave qytetare. Mirupafshim vajzaveJavë e mbarë për sa i përket numrit të lindjeve të bebeve në maternitetin e Elbasanit. Gjatë 7 ditëve në këtë spital lindën plot 37 bebe, 23 prej të cilave janë të seksit mashkull. Gjatë 2 muajve të parë të këtij viti në maternitetin e Elbasanit nuk kanë lindur më shumë se 25 bebe në javë. Mësohet se me ngrohjen e motit bebet kanë dëshirë të lindin më shpejt. Largohet 19-vjeçariNdërroi jetë në moshë fare të re një i ri nga periferia e Elbasanit. Kujtim Halili, 19 vjeç, me banim në Balëz, vdiq dy ditë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën. Humbja e djalit hidhëroi pa masë familjen Halili, me dhembjen e të cilëve u bashkuan qindra të afërm, shokë dhe miq. Për nder të tij u organizua një ceremoni mortore me të vërtetë e denjë. Ngushëllimet nuk kanë të sosur në familjen e të ndierit. I mposht sëmundjaNdahen me familjet dhe të afërmit Abdulla Çoga, 54 vjeç dhe Nosi Baloshi, 55 vjeç, të dy me banim në Elbasan. Sipas të afërmve, të dy burrat vuanin nga sëmundje të pashërueshme, të cilat ishin shkaktaret e largimit të tyre nga jeta. Mjekët dhe ilaçet veçse u shtuan atyre disa ditë jetë, pa mundur t’i shpëtojnë nga kthetrat e vdekjes. Në ceremonitë e varrimit morën pjesë shumë të njohur, miq e familjarë. Shuhen të moshuaritLargohen paqësisht për në botën tjetër Ollga Qereshniku, 83 vjeçe, Sadete Kuraj, 77 vjeçe, Selime Hushi, 73 vjeçe, Arif Gjeta, 80 vjeç, Fatime Mehmeti, 80 vjeçe dhe Mihallaq Baba, 77 vjeç. Gjashtë të moshuarit u shuan natyralist, pavarësisht se goditjen përfundimtare shëndetit të tyre ua dhanë “avaritë” e organeve dhe sëmundjet e stinës. Familjet organizuan ceremonitë mortore përkatëse, pranë agjencive funerale që operojnë në qytet. Avokati i Popullit zbret në ElbasanQyteti i Elbasanit së shpejti do të ketë avokatin e tij. Propozimi është hedhur në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Emri i parë i propozuar është ai i juristit Arben Hoxha, i cili ka punuar për një kohë të gjatë si jurist i bashkisë së këtij qyteti. Mësohet se Avokati i Elbasanit do të ketë kompetenca të ngjashme me atë të Avokatit të Popullit, pra mbrojtjen e qytetarëve dhe bashkinë e tij në procese të ndryshme. Risia është mirëpritur nga institucionet dhe komuniteti, të cilët presin të përkrahen. Dhurata modeste politikanëve për Ditën e VerësDhuratat e Ditës së Verës të përgatitura nga Bashkia e Elbasanit për personalitetet e ftuar me këtë rast, do të kushtojnë jo më shumë se 3000 lekë të reja. Propozimi i bashkisë, i miratuar nga këshilli bashkiak, u referohet politikanëve dhe personaliteteve të tjerë të ftuar në Elbasan më 14 mars. Ky qytet konsiderohet në fakt kryeqendra e festës pagane. Bashkia ka ftuar Presidentin e Republikës, kryeministrin, kryetaren e Kuvendit, ministra, deputetë, kryetarë partish, ambasadorë, si edhe miq përtej kufijve shqiptarë. Të ftuarit priten sipas një protokolli të veçantë dhe në fund të ceremonive festive, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, bashkia jep dhurata të shoqëruara me ballokume. Romët përkrahin Barak ObamënA e dini se romët e Elbasanit mbështesin Barak Obamën për President të Amerikës? Kandidati me ngjyrë ka bërë për vete qindra romë të këtij qyteti, të cilët po “vdesin” nga dëshira që ai të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ata e shpjegojnë këtë fakt me thjeshtësinë e kandidatit, prejardhjen e tij dhe sidomos me fushatën që ka zhvilluar. Edhe pse nuk presin të kenë ndonjë përfitim nga kjo mbështetje, romët mendojnë se me një president si Barak Obama, bota do të jetë ndryshe. Ndërkohë edhe zonja Klinton gëzon përkrahësit e vet. Ajo mbështetet në këtë fushatë nga “arianët” e Elbasanit dhe sidomos nga vajzat e reja. Gara vazhdon… “Dasma” në skenën e “Skampës”Teatri i Elbasanit, “Skampa”, ngjiti dje në skenë premierën “Dasma”, me regji të Erand Sojlit dhe nën interpretimin e artistëve të këtij qyteti, ku spikat roli i Salsano Rrapit. Nëpërmjet komikes, pjesa transmeton realitetin e sotëm, që shpeshherë është edhe absurd. Në qendër të fabulës qëndron një emigrant shqiptar, i cili kthehet në vendlindje dhe dëshiron të martohet me një vajzë kosovare. Pjesa pritet të ketë interes nga publiku. “Duam tabelë elektronike për ndotjen”Këshilltarët e djathtë në Elbasan i kërkuan këshillit bashkiak, që në buxhetin për vitin 2008 të parashikojnë fonde për vendosjen e një tabele elektronike në qendër të qytetit, për matjen e ndotjes në çdo sekondë. Përveç kësaj, ata kërkuan gjithashtu fonde për ngritjen e një memoriali për të rënët gjatë periudhës së komunizmit. Për ngritjen e memorialit janë kërkuar 25-30 milionë lekë, e njëjta shumë është kërkuar edhe për vendosjen e tabelës elektronike. Thuhet se këshilli bashkiak po merr në konsideratë kërkesat e këshilltarëve.