E Diel, 1 Nëntor 2026

“PS-ja të kërkojë ndjesë për gjenocidin komunist – s’do bëhemi vegla politike të opozitës dhe të Bamir Topit”

06-10-2012 / Gazeta 55

Greva e urisë - reagon shoqata e ish të përndjekurve politikë   Ish të përndjekurit politikë i bëjnë thirrje Partisë Socialiste të mos e përdor për qëllime politike grevën e të përndjekurve. Sipas tyre, selia rozë duhet të ketë kurajë për të kërkuar ndjesë publike, për gjenocidin komunist. “Partia Socialiste nuk u ka kërkuar ndjesë publike shqiptarëve, pra që është një detyrim moral. E dyta, nuk ka thënë një fjalë të vetme për të përndjekurit. Ajo që vret më shumë, është se 8 vite në pushet, PS nuk ka dhënë një qindarkë lekë për të përndjekurit dhe sot bëjnë demagogun. Nuk ka dënuar diktatorin”, thanë dje përfaqësues të të përndjekurve politike. Në një konferencë për mediat ata deklarojnë se nuk do të pranojnë të mashtrohen nga asnjë forcë politike dhe aq më tepër nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj që nuk kanë kërkuar ndjesë për krimet e komunizmit. “Ne nuk manipulohemi nga asnjë lloj partie. Në veçanti Partia Socialiste nuk ka shanse që të bëjë politik me të dënuarit nga regjimi. Unë jam i dënua me vdekje dhe shokëve të mijë nuk u dihen varret”, u shprehën dje përfaqësuesit e shoqatave të ish- të përndjekurve politikë, Ilir Vata dhe Adem Allçi. Gjithashtu, të dënuarit politik i kanë cilësuar si farsë dhe deklarata e drejtuesve të partisë së re Fryma e Re Demokratike. Sipas tyre, kreu i kësaj force politike Bamir Topi në kohën kur mbante postin e Presidentit të Republikës, refuzoi kërkesën e tyre për hapjen e dosjeve. Ndërsa dekoroi vrasësin e Xhelal Koprenckës. “Ish-presidentit dekoroi vrasësin e Xhelal Koprenckës. Ish-presidenti nuk dekretoi ligjin për lustracionin, nuk priti të përndjekurit në fund të mandatit për hapjen e dosjeve”, u shprehën ish të përndjekurit. Ndërkohë, gjithashtu ish të përndjekurit politik kërkojnë hapjen e dosjeve për të vendosur drejtësi dhe propozojnë dhënien e kësteve të dëmshpërblimit, për të burgosurit që janë gjallë, brenda një viti.     

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›