PS-ja, udhëzim komisionerëve të saj për të mbrojtur votat
Udhëzimi i PS-së në kuadër të strategjisë për parandalimin e manipulimeve. Si do ta menaxhojnë komisionerët socialistë procesin zgjedhor të 28 qershorit
Shaban Sulçe
Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Berisha se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë të lira dhe të ndershme, Partia Socialiste vijon të forcojë strategjinë e saj për parandalimin e manipulimeve dhe mbrojtjen e votave. Për PS-në kryeministri Berisha, nisur edhe nga e kaluara e tij, vijon të mbetet kërcënuesi i votës së lirë dhe në këtë drejtim selia rozë po merr masat e saj për menaxhimin korrekt të procesit zgjedhor. Kështu, Partia Socialiste tashmë ka gati dhe pritet t’u dërgojë të gjithë komisionerëve të saj në të gjitha qendrat e votimit një udhëzim të posaçëm, i cili parashikon mënyrat se si këta komisionerë do të menaxhojnë procesin zgjedhor të 28 qershorit. Ky udhëzim synon që të tërheqë vëmendjen e komisionerëve socialistë ndaj të gjitha fenomeneve që mund të dëmtojnë ecurinë e procesit zgjedhor, apo që tentojnë të prekin votën e Partisë Socialiste dhe partive të tjera opozitare. Në udhëzimin e Partisë Socialiste renditen një sërë rastesh ku kërkohet ndërhyrja e komisionerëve për parandalimin e tentativave manipuluese.
Udhëzimi
Udhëzimi i selisë rozë është në kuadër të strategjisë së Partisë Socialiste për mbrojtjen e votës dhe parandalimin e manipulimeve në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në këtë udhëzim, komisionerëve socialistë do t’u kërkohet që të jenë të vëmendshëm në rastet kur do të tentohet që të votohet dy herë nga i njëjti person, në rastet e hedhjes në kutitë e votimit të më shumë se një flete votimi nga i njëjti person, si dhe në manovrat e tjera manipuluese. Komisionerëve socialistë u kërkohet gjithashtu që të jenë të vëmendshëm ndaj çdo hileje, që mund të bëjnë kolegët e tyre të Partisë Demokratike. Në udhëzim thuhet se për rastet e rënda të parregullsive, komisionerët e Partisë Socialiste duhet të njoftojnë shtabin lokal të PS-së, ndërsa ky i fundit do të raportojë në shtabin qendror.
Struktura
Ashtu siç ishte planifikuar në strategjinë elektorale të selisë rozë, Partia Socialiste ka ngritur tashmë strukturën e saj të specializuar, e cila do të angazhohet gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit për të ruajtur votat e saj dhe për të parandaluar manipulimet e mundshme. Në përbërje të kësaj strukture do të jenë ish-efektivë dhe ish-drejtues të Policisë, të cilët janë larguar padrejtësisht ose për arsye politike nga puna, gjatë katër viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha. Një strukturë të tillë, Partia Socialiste e krijoi edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit 2007. Struktura drejtohej nga ish-deputeti socialist Paulin Sterkaj dhe veproi kryesisht në kryeqytet. Struktura bashkëpunoi ngushtë me komisionerët e Partisë Socialiste. Në çdo qendër votimi ku sinjalizoheshin për shenja manipulimi, struktura ndërhynte për parandalimin e tyre.
9 Qershor 2009