PS kërkon tërheqjen e librit të historisë 12
Nëpërmjet deputetes Ledi Shamku, Partia Socialiste kërkon që autorët e këtij teksti të shkarkohen nga funksionet drejtuese e të kërkojnë falje publike, pasi sipas saj, i kanë sajuar faktet e tranzicionit ashtu siç i do oreksi i kryeministrit Berisha.
“Këta pseudostudiues karagjozë mos të lejohen më të përgatisin tekste shkollore, sikundër ndodh në botën e qytetëruar në raste të tilla flagrante”, deklaroi Shamku.
“Ky tekst molepsës rreket t’u mbushë mendjet gjimnazistëve se në 2005-ën Sali Berisha çeli një epokë të re për vendin. Në krye të autorëve të këtij teksti është sahanlëpirësi i regjimeve, z. Beqir Meta, sot nëndrejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike. Kështu pra, shkrimi i historisë ka kaluar nga diktati i Enver Hoxhës në diktatin e Sali Berishës”, theksoi deputetja Ledi Shamku.