PS ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Zguri: Raporti i OSBE/ODIHR është i qartë dhe pozitiv, të ndryshohet Kodi
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri deklaron se raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit është i qartë dhe objektiv. Sipas tij, raportet e ODIHR-it kanë koherencë brenda tyre ndërsa rekomandimet në raport u referohen zgjedhjeve, si dhe përmirësimit të bazës elektorale për proceset e ardhshme zgjedhore.
“Raporti i OSBE/ODIHR, është i qartë dhe objektiv”- u shpreh Zguri. Lidhur me opinionin e ODIHR për KQZ-në, ai tha se që nga viti 2000 e këtej pothuaj të gjitha konstatimet që kanë të bëjnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vihet re një ndarje le të themi mes anëtarëve, pra ODIHR-i, ka konstatuar se nga zgjedhjet në zgjedhje gjithmonë është vënë re një ndarje mes anëtarëve që kanë përbërë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas tij, është e drejtë e partive politike të propozojnë anëtarët e KQZ-së. “Deri në vitin 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mendohej për shkak të kushtetutës të ishte një institucion i pavarur, mendohej se ishte ndërtuar si i tillë ndërkohë nuk funksiononte dhe kam përshtypjen se mazhoranca nga viti 2000 deri në 2005 është përfaqësuar me minoracë 1 anëtar me 2 dhe në rastin më të mirë në 2005 ishin 3 anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që përfaqësonin mazhorancën e sotme dhe opozitën e atyre viteve. Për më tepër pas ndryshimeve të formulës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve partitë politike në mënyrë të hapur kishin të drejtën për të propozuar anëtarë në KQZ. Më duhet të them se deri këtu është e drejta e partive politike, dhe pas votimit në Kuvend anëtarët e KQZ sikundër çdo punonjës të institucioneve respekton ligjin dhe vetëm ligjin dhe duhet të jetë i shkëputur nga ndikimet partiake. Në çdo raport është venë re ndarja e anëtarëve të KQZ në rastin konkret për zgjedhjet e 8 majit të 2011-ës, besoj se është fare afër kur presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve dhe KQZ- ja u përball me një presion të jashtëzakonshëm që vinte jo për shkakun e vendimeve që ne merrnim për përgatitjen e zgjedhjeve, por ne po na bëhej presion në një fare mënyre për kutitë e votimit të 2009-ës të cilat ishin të mbyllura jo vetëm nga Kolegji Zgjedhor por edhe me një vendim nga Kuvendi i Shqipërisë. Ne dhamë të gjithë kohën që kishim në dispozicion ndërkohë që ndërhymë dhe gjatë kohës që ishte shpallur dekreti dhe na duhet të që të përgatisnim zgjedhjet. Në momentin që KQZ mori vendimin që duheshin hapur kutitë e votimit dhe djegur fletët është evidentuar tashmë dhe në momentin e fundit që 3 anëtarë të propozuar nga opozita braktisën punën e komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tre muaj. Kanë ardhur në 8 prill nuk ka ndodhur ndonjëherë nuk mund t’i akuzoj ato për profesionalizëm. Dy nga kolegët e mi anëtarë të propozuar nga opozita kanë qenë më përpara dhe kanë drejtuar dhe organizuar zgjedhjet. Ndërkohë që njëri është jurist ka qenë kryetar gjykate nuk dua ta gjykoj për mungesë profesionalizmi. Thjesht kanë qenë të ndikuar nga presioni i partive politike dhe nga subjektet që i kishin propozuar dhe kjo është ajo është evidentuar dhe në raportin e OSBE/ODIHR-it”- tha Zguri.
Lidhur me vendimmarrjen e institucionit të cilat kanë qenë në formatin 4:3, Zguri nuk mohon që mbi 3 anëtarët e KQZ-së, të jetë ushtruar presion nga forca politike që i ka propozuar. Sipas tij, Partia Socialiste u ka bërë presion të ashpër 3 anëtarëve të propozuar prej saj, që të braktisin tavolinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Personalisht nuk kam patur në asnjë rast presion nga subjektet që jam propozuar dhe prandaj jam dhe këtu. Kam votuar ashtu sikurse e kam ndier në respekt të ligjit dhe të bindjes time. Qoftë dhe për zgjedhjet e fundit dhe në të gjitha rastet jam i bindur se respektuar ligjin dhe kam bërë detyrën. Shikoj që ka lexime dhe gjykime të ndryshme të raportit të OHDIR-it nga ngjyrime politike dhe mundohen që përmes rreshtave të lexojnë ato që në dukje favorizojnë palët respektive. E ri-them sërish se nuk akuzoj anëtarët e propozuar të opozitës në aspektin profesional, akuzoj subjektet e tyre që u kanë bërë presion që ata të mos ishin në tavolinat e punës në Komisionin Qendror të zgjedhjeve dhe ka ndodhur për 3 muaj. Kjo do të thotë se duke patur parasysh që përgatitja e zgjedhjeve kërkon edhe vendime të cilësuara në logjikën time ka patur një tendencë të theksuar për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve të datës 8 maj. Arsyet të ligjshme apo të paligjshme nuk dua ti komentoj janë pjesë dhe përgjegjësi e subjekteve që e realizuan këtë anti- aksion ndërkohë që kjo është ajo që duhet për mos propozimet e niveleve të dyta. Këto nuk janë thjesht konstatime të miat po them dhe ato që kam lexuar në raportin e OSBE- ODIHR-it. Të dy momentet dhe braktisja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga trauma e opozitës, mungesa e propozimeve brenda afateve ligjore të komisionereve të cilët i përkisnin partive politike të opozitës dhe detyrimet e tyre i kanë përmbysur një muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve”- tha ai. Anëtari i KQZ-së thekson se raporti i ODIHR në mënyrë eksplicite thotë e kanë vënë në vështirësi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të përgatitur zgjedhje sipas standardeve dhe në mënyrë demokratike dhe padyshim kjo vështirësi reflektoi edhe gjatë procesit. “Në rast se do të kishte një klimë më paqësore politike dhe një kontribut të të gjithë anëtarëve dhe KQZ do të ishte unike unë nuk besoj se do të kishte defekte të kësaj natyre. Këto ishin thjesht dhe vetëm për ndikim të politikes dhe besoj shumë se raporti do të ishte më pozitiv dhe Shqipëria do të kishte hedhur hapa përpara drejt integrimit të vet”- tha më tej Zguri. Në përfundim ai shtoi se raporti i OSBE/ODIHR-it pohon se Kodi Zgjedhor ka nevojë për përmirësime.