E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas “Standard&Poor’s”, edhe agjencia “Moody’s” e klasifikon Shqipërinë si një nga vendet me ekonominë më stabël

20-08-2011 / Gazeta 55

Agjencia konfirmon rritjen e pritshme ekonomike prej 3,5 – 5 përqind, ndërkohë që konfirmon nivelin e kreditimit me notën “B1”, çka jep shpresa për emëtimin e pritshëm të ndonjë tjetër eurobondi të ekonomisë shqiptare

Agjencia e Financiare Moody’s, e cila kryen hulumtime dhe analiza mbi subjektet komerciale të Qeverive, e rendit ekonominë e Shqipërisë si më produktiven në ekonomitë Evropiane të dekadës së fundit. Në analizën vjetore të kreditimit për Shqipërinë Moody i kujton Qeverisë se krahas përparimit të viteve të fundit, si çdo ekonomi globale, edhe ekonomia shqiptare mund të jetë e ndjeshme nga risku. Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2009-2010 ishte në kufijtë e 3.5-4%, thotë raporti. Sipas Moody’s, nga viti 2001 deri në 2010-ën, ekonomia shqiptare është rritur me 6%, duke u konsideruar si ekonomia më dinamike në Evropë. Aktualisht, Moody e sheh të stabilizuar situatën ekonomike të Shqipërisë, pas efekteve të krizës globale, çka bën të mundur futjen e ekonomisë në një situatë ri-balancimi. 
“Shqipëria është tani një vend me të ardhura të mesme - të larta”, shkruan Moody në raportin vjetor, ndërsa apelon për vazhdimin e kursit të reformave strukturore, për të siguruar stabilitetin e vazhdueshëm ekonomik. Banka Botërore në raportin e saj të fundit, përcaktoi objektivat që priten nga Shqipëria, me renditjen e saj si vend me të ardhura të mesme - të larta. Kapacitetet e forta institucionale është një garanci për investimet e huaja direkte, të cilat nga na tjetër do jenë mbështetëse të procesit të rritjes ekonomike. Por, këtë moment optimizmi përsa i takon suksesit ekonomik të Shqipërisë, e cenojnë tensionet e vazhdueshme mes forcave politike. Moody’s thekson se përplasjet mes partive kryesore mund të pengojnë përpjekjet e Shqipërisë për t’u pranuar si vend kandidat në BE. Ky do të ishte një hap prapa pasi komplikon kapacitetet institucionale dhe vë në pikëpyetje progresin ekonomik. Si vend kandidat, Shqipëria mund të presë ndihmë të specializuar nga BE, për të forcuar institucionet e saj. Në raport thuhet se borxhi i qeverisë si pjesë e PBB është i lartë, për një vend në zhvillim dhe çdo reduktim ka të ngjarë të jetë i kufizuar në të ardhmen e afërt. Qeveria synon të kufizojë deficitin buxhetor nga 3.5% të GDP-së në 3% në periudhën 2012-2014.
Në tërësi baza ekonomike është duke treguar disa shenja zgjerimi, kryesisht në sektorin e energjisë. Rreziqet financiare nga ana tjetër, porsa i takon sektorit bankar, duke të pamundura, pasi ky sektor është i mirë-kapitalizuar, dhe për momentin nuk duket ndonjë risk i mundshëm. Ka ditë më parë agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit Moody-s dhe Standard & Poor’s dhanë opinion pozitiv për Shqipërinë, duke vlerësuar se borxhi publik dhe deficiti buxhetor shqiptar, janë në nivel të pandryshuar dhe të mbajtura nën kontroll nga Ministria e Financave. Të dy kompanitë raportuan në analizën e fundit, mbi ekonominë dhe financat tona, se ecuria është pozitive, ndërkohë që kanë konfirmuar nivelin aktual të kredisë në B1 dhe B+, që do të thotë një gjykim stabël.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›