E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kërkon dorëheqjen e ministrit Bode

Opozita

Partia Socialiste kërkoi dje dorëheqjen e ministrit të Financave, Ridvan Bode. Duke e cilësuar buxhetin e ri si “Buxhetin krizë”, socialistët nëpërmjet sekretarit të Këshillit Ekonomik në PS-së, Ervin Bushati, kanë akuzuar ministrin e Financave, Ridvan Bode, si përgjegjësin kryesor të dështimit të buxhetit për vitin 2009 dhe buxhetin e ri të vitit 2010. Bushati shprehu shqetësimin për rritjen e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik si një faktor i rëndësishëm në prishjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. “Kriza e thellë dhe në zhvillim e financave publike sot, është pasojë direkte e drejtimit kriminal të buxhetimit të vitit të kaluar: një vit elektoral, një vit abuzimi dhe vjedhje me fondet publike të shqiptarëve”, theksoi Bushati, ndërsa shtoi se këto pasoja i vuan ekonomia e përbashkët dhe të ardhurat e çdo familjeje në veçanti. Bushati tha se rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik do të vënë në provë stabilitetin makroekonomik, si një pasojë e pashmangshme e devijimit nga politika e konsolidimit fiskal.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›