“Shqiptarët të aplikojnë për karta”
OSBE e cilësoi si mjaft të rëndësishëm pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit. “Në kuadër të vendimit të djeshëm për të shtyrë afatin e aplikimit për kartat e identitetit, unë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nuk zotërojnë një letërnjoftim të vlefshëm që të shkojnë dhe të aplikojnë, dhe gjithë atyre që kanë aplikuar tashmë, që të shkojnë dhe të tërheqin kartat e tyre – nuk ka kohë për të humbur”, tha ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch. Dy ditë më parë, Ministria e Brendshme mori vendimin për shtyrjen e afatit të skadimit të procesit të aplikimit për kartat e identitetit deri më 18 qershor. Ky vendim u mor për t’i dhënë shtetasve kohë që të aplikojnë për kartat e identitetit.