QSUT, Kuli: Nuk do lejojmë fushatë në spitale
Drejtoresha e QSUT–së në Tiranë paralajmëron pushim nga puna për shefat e shërbimeve që do të përdorin institucionet shëndetësore për të bërë fushatë për subjektet politike. Me tone të ashpra Gjeorgjina Kuli ju drejtohet subjekteve politike, të cilat jo vetëm sipas saj po hedhin akuza për arritjet e shëndetësisë shqiptare në këto vite, por përdorin institucionet shëndetësore për qëllime politike. “Për fushatë nuk do të lejohet asnjë përfaqësues. Në qoftë se do të ketë rast përsëritës, qoftë edhe me PD që do vijë këtu. Në qoftë se vjen ministri dhe bën fushatë për PR do jem unë e para që do ta nxjerr përjashta. Në qoftë se vjen të inagurojë dhe të ndihmojë të sëmurët, ajo është funksionare në fuqi”, tha Kuli për “Alsat”. Drejtoresha e QSUT-së, ka hedhur akuza dhe ndaj personelit shëndetësor, të cilët nuk janë të informuar për reformën në shëndetësi, e cila sipas saj tashmë po tregon rezultatet e para. “Më vjen shumë keq që janë të dezinformuar jo popullata me të drejtë, por shefat e shërbimit të Qendrës Spitalore Universitare, të cilët me sa duket janë shumë më tepër të impenjuar në aktivitetet e tyre private se sa në aktivitetin hospitalor dhe nuk kanë marrë informacion ashtu siç duhet se ku shkojnë dhe ku derdhën lekët e ISKSH-së”, tha Kuli për “Alsat”.